Facebook ndryshon komentet

0
161

Facebook mund të ndryshojë së shpejti formatin e tij të komenteve, duke e kthyer në një stil bashkëbisedimi në “chat”.

Rrjeti social po teston një dizenjo të re, që i tregon komentet në aplikacion në mënyrë të ngjashme me bashkëbisedimet në Messenger.

Formati i ri do të tregojë emrin e përdoruesit sipër komentit dhe profilin anash. Në grupin e testimit janë vetëm pak persona, të cilët kanë fatin ta përjetojnë këtë ndryshim përpara të tjerëve.

“Ne punojmë gjithmonë që ta bëjmë Facebook-un më vizual dhe më përfshirës”, tha një zëdhënës i rrjetit social për “Daily Mail”.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here