Home Sport Fabian Duro mahnit yjet e Bayernit

Fabian Duro mahnit yjet e Bayernit

629
0

fabian-duro-levandovski“Përralla” e Fabian Duros vijoi sot me një tjetër kapitull. Sikurse kishte njoftuar, freestyler-i shqiptar shfaqi talentin e tij para ekipit të Bajernit të Mynihut. Yjet bavarezë shijuan numrat e 28-vjeçarit mëngjesin e sotëm, para fillimit të stërvitjes.

Është vetë Duro që e bën të ditur aventurën e tij me një postim në “Facebook”: “Sot kam bo shfaqe per ekipin e Bayern Munich para stervitjes. Dita me e bukur e jetes time padyshim. U prezantova nga Anceloti per ekipin e Bayern dhe te gjithe lojtaret me perqafuan dhe duartrokiten, mora dhe disa dhurata, kam shum vidio dhe foto qe do postohen ne te ardhmen”.

Historia e freestyler-i nga Kruja nisi para dy javësh, kur ai u pikas nga zëvendëstrajneri i Bajernit, Pol Klement, teksa jepte shfaqje në një nga rrugët e Mynihut.

Performancën fantastike të shqiptarit e publikoi edhe vetë klubi i njohur gjerman, teksa me një postim në Twitter shkruan: “WOW! Fabiani zakonisht performon në shëtitoren e Mynihut, por sot ai magjepsi ambientet tona stëvitore.”

Gjithashtu performanca e tij u publikua me video në kanalin zyrtar të klubit në “Youtube”, teksa duke të gjithë yjet e ekipit bavarez teksa sodisin të mahnitur performancën e Fabianit. Në fund, trajneri Ançeloti sfidon spanjollin Tiago Alkantara duke i kërkuar të tentojë të përsërisë të njëjtën gjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here