Home Ekonomi Euroja pëson rënie, arrin nën 1.41 dollarë

Euroja pëson rënie, arrin nën 1.41 dollarë

597
0

Euro ka shënuar një rënie gjatë hapjes së bursave ditën e sotme duke shkuar në 1,4054 dollarë, në kuadrin e krizës politike në Portugali.

Gjithashtu, sipas ekspertëve, në këtë vlerë mendohet të ketë ndikuar edhe humbja elektorale e kancelares gjermane Angela Merkel.

Bileta jeshile ka avancuar mbi jenin duke shkuar në 81,69.

Ndërkohë edhe çmimi i naftës ka pësuar rënie të lehtë në tregjet aziatike edhe pse kriza në Lindjen e Mesme mban lartë presionin për rritjen e saj.

Light crude e New York ka rënë me 38 cent në 105,02 dollarë për fuçi.

Ndërkohë Brenti i Londrës ka humbur 14 cent duke shkuar në 115,45 dollarë për fuçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here