HYRJE Politike “Euractiv”: Shqiperia pjese e BE ne 2050

“Euractiv”: Shqiperia pjese e BE ne 2050

0
17

“Shumica e vendeve aspirante për anëtarësim në BE nuk do të bëhen dot pjesë e bllokut përpara vitit 2050”, shkruan “Euractiv”, platforma mediatike e specializuar në publikimin “online” të artikujve të fokusuar te politikbërja në Europë.

Duke cituar një studim të ri, të realizuar mbi aspektet praktike, ligjore dhe teknike të zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Europian, ajo thotë se vetëm njëri prej këtyre shteteve, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë mund të përmbushë kriteret e bashkimit me unionin përpara vitit 2023.

Serbia, e konsideruar aktualisht si e vendosur në vijën e parë të këtyre përpjekjeve, së bashku me Malin e Zi, nuk do të arrijë të pajtohet plotësisht me ligjet e BE-së përpara mesit të viteve 2030, e kjo vlen edhe për Turqinë.

Në studimin e profesoreshës Tina Freyburg, të Universitetit të St Gallen, thuhet se Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina do t’i përmbushin kushtet e anëtarësimit nga viti 2050.

Raporti tenton të tregojë sesi ambiciet politike të vendeve në fjalë e kapërcejnë realitetin e situatës. Zgjerimi i bllokut gjatë mandatit të Komisionit Europian të Jean-Claude Juncker, për vitet 2014-2019, është e përjashtuar kategorikisht, por pyetja se cilët mund të jenë aspirantët që do t’i bashkoheshin të parët BE-së pas këtij afati ka ngjallur një debat interesant.

Oreksi i bllokut për zgjerim është i vogël e në muajin shtator u zbardh, pas shumë vitesh fshehtësie, fakti që Gjykata Europiane e Auditorëve i ishte kundërvënë fillimisht anëtarësimit të Rumanisë dhe Bullgarisë, me argumentin se nuk ishin ende gati.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here