Home Kulture Ermonela Jaho nominohet ne “International Opera Awards”

Ermonela Jaho nominohet ne “International Opera Awards”

657
0

1456911979ermonela-jahoSopranoja e famshme shqiptare Ermonela Jaho është nominuar në “International Opera Awards” për çmimin e publikut, i cili do të shpallet më 15 maj.

Këngëtarja shqiptare është përzgjedhur nga juria e Opera Awards, mes tetë emrave të njohur të muzikës lirike ndërkombëtare. Votimi i publikut bëhet online, ku të gjithë në mbarë botën kanë të drejtën e votës.

Jaho konkurron me emra të tillë si Danielle De Niese, Joyce DiDonato, Michael Fabiano, Gerald Finley, Juan Diego Flórez, Dmitri Hvorostovsky dhe Eva-Maria Westbroek.

Nominimet janë hartuar nga juria e kryesor nga kryeredaktori i Opera Magazine dhe kritik muzike në The Daily Telegraph, John Allison. International Opera Awards u themelua në 2012, dhe qëllimi i saj është të rrisë profilin e operas si një formë arti si dhe të krijojë mundësi për bursa për talentet e reja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here