Home Politike Erion Veliaj dhe Halim Kosova do të përballen per Bashkinë e Tiranës

Erion Veliaj dhe Halim Kosova do të përballen per Bashkinë e Tiranës

543
0

basha-kosova

Erion Veliaj dhe Halim Kosova do të jenë dy emrat që do të përballen në garën për Bashkinë e Tiranës. Dy emrat u prezantuan thuajse në të njëjtën kohë nga krerët e partive, përkatësisht Edi Rama dhe Lulzim Basha.

“Kemi finalizuar edhe procesin e Tiranës. Për këtë do të flasim edhe më gjatë. Por shkurtimisht kandidati ynë për Tiranën do të jetë Erion Veliaj.”- tha kryeministri Rama, njeherazi kryetari i Partisë Socialiste në një dalje të shkurtër për mediat pas takimit që ka zhvilluar me deputetët e PS në ambientet e selisë rozë.

Rreth 2 orë para bërjes publike të emrit të Erjon Veliajt si kandidatura e së majtës për Bashkinë e Tiranës, Ilir Meta pas daljes së takimit me aleatët nga selia e PS u shpreh se për Tiranën do të jetë një emër gjithëpërfshirës.

Ndërsa Partia Demokratike ka shpalluar zyrtarisht Halim Kosovën, si kandidatin e opozitës për Bashkinë më të madhe në vend, atë të Tiranës. Dr. Halim Kasova nuk është prezantuar në selinë e Partinë Demokratike, por tek lulishtja përballë Muzeut Kombëtar, për të ruajtur profilin e tij jopartiak dhe të pëlqyer nga qytetarët.

Erion Veliaj ka mbajtur postin e Ministri të Mirëqenies Sociale dhe rinisë nga viti 2013 kur erdhi në pushtet qeveria Rama, duke realizuar edhe reformën e pensioneve. Gjithashtu ai ndërmori një sërë hapash duke pastruar nga abuzuesit listën e përfituesve të ndihmës ekonimike. Gjatë qeverisjes së PS janë arritur edhe disa marrëveshje me shtete të BE për njohje të viteve të punës.

Ndërkohë që kandidati i PD, për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova muajt e fundit të mandatit të qeverisë Berisha, mbajti postin e ministrit të Shëndetësisë, ndërsa për shumë vite ka qenë drejtor i spitalit “Mbretërsha Geraldinë”.

Në garë për Bashkinë e Tiranë janë zyrtarizuar edhe dy kandidatura të pavarura, Gjergj Bojaxhiu dhe ambientalisti Sazan Guri.

Rama: Kandidati ynë për Tiranën do të jetë Erion Veliaj
“Kemi finalizuar edhe procesin e Tiranës. Për këtë do të flasim edhe më gjatë. Por shkurtimisht kandidati ynë për Tiranën do të jetë Erion Veliaj.”- tha kryeministri Rama, njeherazi kryetari i Partisë Socialiste në një dalje të shkurtër për mediat pas takimit që ka zhvilluar me deputetët e PS në ambientet e selisë rozë.

Basha: Qytetarët e Tiranës donin një mjek, jo një politikan
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, theksoi se qyteti i Tiranës kërkon “një përqasje dhe një përkushtim të ri” dhe për këtë arsye, kandidati i PD-së do të jetë një mjek e jo një politikan. “Sot, i jap zë një ndjenje konsensusi të përgjithshëm që ka rrokur të djathtë e të majtë. Njoftoj një vendim që nuk i takon vetëm PD-së, por është zëri i mijëra qytetarëve të cilët kanë vendosur t’i besojnë qytetin e tyre një përqasjeje dhe përkushtimi të ri, që vjen duke zgjedhur një mjek dhe një politikan. Një njeri që i ka shërbyer qytetarëve dhe që ka luftuar klientelizmin: Halim Kosova”, deklaroi Basha.

Halim Kosova: E di që duhet punë, do përvesh mëngët
“Ju falenderoj z.Basha për gjithçka thatë për mua. Falenderoj Partinë Demokratike që më besoi si kandidat i Tiranës, falenderoj të gjitha strukturat dhe qytetarët e Tiranës të cilët më janë vërsulur me telefonata dhe mesazhe të panumërta. Nuk është se jam një njeri që nuk e di se sa punë duhet për ndryshimin, por nga ana tjetër jam i bindur dhe besoj që çdo njeri që ka mundësi duhet të kontribuojë për familjen, për shoqërinë, për qytetin ku ka lindur dhe që e do, në mënyrë që ta çojmë aty ku duhet Tiranën tonë të dashur. Vij nga një sektor që është human, nga shëndetësia. Kam pasur mundësi ta demonstroj sa herë më jepej rasti, duke mos kursyer asgjë. Nuk është se po e braktis, sepse Tirana në vetëvete ka edhe sistemin shëndetësor brenda dhe me sa e lejon ligji do të mundohem me çdo kusht që të vihet në menaxhim, përse jo, ta përdorim për rreth 1 milionë banorë. Mbështetja që kam pasur këto ditë, qoftë edhe nga të dhënat që Partia Demokratike ka mbledhur, nuk është gjë tjetër veçse një detyrim i madh dhe sapo mu komunikua, dhe sapo filluan dhimbjet për të lindur lajmi i shëndetshëm, që sapo mu dha, mua si gjithmonë mu pre gjumi si në të tilla raste dhe duke u përpëlitur, bashkëshortja më totë: “Çfarë ke?”, i thash “Paska qenë e thënë që në këtë dynja të mos fle një herë rehat”. E pranoj me shumë kënaqësi sepse në fund të fundit do të sakrifikoj një grup njerëzish për t’i shërbyer popullatës e cila ka nevojë akoma më shumë për të shkuar aty ku duhet”, u shpreh Halim Kosova.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here