Home Aktualitet Erinela Bitri ka një lidhje jashtë shtëpisë.

Erinela Bitri ka një lidhje jashtë shtëpisë.

775
0

Erinela Bitri në qendër të vëmendjes mediatike. Këtë herë shkak është bërë zbulimi i një lidhjeje që ajo ka jashtë shtëpisë së “Grande Fratello”. Ky fakt i është bërë i ditur dhe vetë Davides, i cili nuk ka pranuar ta besojë.

Konkurrentja e “Grande Fratello 11”, Erinela Bitri, pasi është vënë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të lidhjes që ka me Davide Baraconin, një tjetër banor i shtëpisë. Këtë herë, vajza është bërë sërish protagoniste e një skupi. Sipas një gazetari të “Domenica 5”, Erinela është e lidhur jashtë shtëpisë me një burrë nga Bolonja, i cili duket shumë më i madh se ajo. Në emisionin “Domenica 5” ka shkuar dhe vëllai i Davides, të dashurit që Erinela ka në shtëpi.

Ai ka pohuar se dhe ai është në dijeni të faktit se Erinela ka një të dashur jashtë shtëpisë, madje, ai thotë se ka 2. Vëllai i Davides mendon që ajo është lidhur brenda shtëpisë vetëm për lojë. Për këtë fakt u vu në dijeni dhe vetë Davide, i cili nuk e pranoi dhe deklaroi se besonte vetëm tek ato që thotë Erinela.

A do të jetë lidhja e tyre më tepër se një lojë dhe një lidhje dashurie e vërtetë? Këtë le t’ia lëmë kohës…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here