HYRJE Kosova Erdogan: “Kosova eshte Turqi”. Serbia proteston

Erdogan: “Kosova eshte Turqi”. Serbia proteston

0
138
erdogan-rama-thaci-kembekryq
Thaçi, Erdogan e Rama, këmbëkryq në odën e Prizrenit

Kryeministri Edi Rama konfirmoi dje se Turqia është një vend i rëndësishëm në rajonin tonë dhe nga miqësia me të “nuk kemi parë keq, por mirë”. I ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare”, kryeministri Rama i quajti “idiotë”, kritikët së bashku me ato që ata kanë thënë lidhur me qëndrimet e tij në raport me partneritetin me Turqinë. “Turqia është anëtare e NATO-s dhe një nga partnerët tanë strategjikë. Ajo është një vend i rëndësishëm në rajonin tonë. Kryeministri turk është një mbështetës i kahershëm i shqiptarëve. Qeveria e këtij kryeministri ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën atë që këta nuk do ta bënin”, – u shpreh Rama. Sipas tij, Qeveria turke është ajo që njohu që në minutat e para të lirisë pavarësinë e Kosovës.

FOTO
Agjencia e lajmeve “zhurnal-ks.com” ka publikuar dje ekskluzivisht një foto të tre kryeministrave, Erdogan, Thaçi e Rama të ulur këmbëkryq duke bërë muhabet në shtëpinë e një qytetari të Prizrenit. Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi duke se kanë dolë jashtë protokollit zyrtar për të drekuar në një shtëpi në Prizren. Gjatë vizitës në Kosovë, kryeministri turk e përsëriti frazën e njohur për vëllazërinë shqiptaro-turke. Në këtë ndjenjë joformale, ai u mundua të ndihet i afërt me mikpritësin. Erdogan është i njohur për vizitat e shpeshta që bën në familjet e qytetarëve të thjeshtë turq. Ai zakonisht deklaron se do të jetë i afërt dhe të shohë nga afër nevojat e qytetarëve. I pyetur dje lidhur me këtë foto, Rama tha se “se ka qenë i ftuar në shtëpinë e një mikut të Kryeministrit turk”.

SERBIA
Ndërkohë dje, Ministria e Jashtme e Serbisë ka reaguar mbi deklaratën e Kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili gjatë një takimi në Prizren tha se, “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë”. Kjo deklaratë nuk konsiderohet miqësore nga ana e Serbisë dhe deklarata e Erdoganit thuhet se është serioze dhe skandaloze. “Serbia nuk mund ta pranojë si miqësore këtë deklaratë. Të gjithë e dinë se Kosova është e Serbisë dhe tokë serbe, këtë e dinë edhe ata që e njohin Kosovën si shtet”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme Serbe, duke sqaruar se Kosovë nuk është një shtet i dytë turk. Partia Demokratike e Serbisë i kërkoi qeverisë që të reagojë për këtë deklaratë. Deputeti i opozitës, Milos Aligrudiç, kërkoi gjatë seancës parlamentare të dinte reagimin e qeverisë mbi deklaratën e Erdoganit. Gjatë një takimi në Prizren ku ishin të pranishëm Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, Erdogan deklaroi se “kur vinte në Kosovë, ndihej si në shtëpi”.

KORRUPSIONI
Kryeministri Rama deklaroi dje në emisionin “Tonight” të gazetares, Ilva Tare se “mbi 5 milionë euro është fatura e lënë nga qeveria që iku ndaj një kompanie celularësh”. I pyetur nëse do të ketë ndëshkime ligjore për drejtues të korruptuar, Rama tha se: “unë s’kam premtuar pranga se s’kam konkurruar për prokuror të përgjithshëm. Unë kam bërë një garë për të marrë të drejtën të qeveris vendin. Unë nuk kam premtuar të ndëshkoj njerëz ligjërisht se nuk mund ta bëj këtë. Por unë kam premtuar që do t’u vëmë organeve të drejtësisë në dispozicion prova dhe fakte të atyre që kanë bërë shkelje”.

I pyetur se çfarë marrëdhënie ka me kryetarin e opozitës, Rama u shpreh: “Asnjë marrëdhënie. I kam bërë një ftesë, është refuzuar, kur të jetë nevoja do t’i bëj prapë ftesë, por më shumë se kaq as nuk kam nevojë dhe as kam dëshirë të bëj”. Lidhur me lënien e mandatit të deputetit nga ana e ministrave, Rama tha se “ky është një zotim që ne do ta mbajmë kur të na duket e nevojshme”, – u shpreh më tej Rama. Në lidhje me pakënaqësitë e mundshme që ka shkaktuar brenda PS-së emërimet e tij ai tha se “kush qeveris për të kënaqur të gjithë, tradhton gjithçka që ka të bëjë me arsyet. Ne jemi zgjedhur aty për të ecur përpara në kuptimin e administratës. Praktikisht kanë filluar të përgatiten konkurset. Do të ketë së shpejti 150 vende në administratën tatimore, pavarësisht se çfarë moshe kanë dhe si e kanë emrin, kanë apo s’kanë lidhje me PS”, u shpreh kryeministri. Në fund ai foli edhe për dy breshkat Sali dhe Fatos, të cilat tha se nuk i ka marrë me vete në Kryeministri. “Jo, akoma nuk i kam marrë se ato kanë ekzigjenca të mëdha dhe nuk mund të vijnë aty pa u bërë gati Kryeministria për to”, u shpreh Rama në “Tonight Ilva Tare”.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here