Home ShowBiz Era Istrefi ne krye te top-listave muzikore ne Gjermani e Britani

Era Istrefi ne krye te top-listave muzikore ne Gjermani e Britani

720
0

Era-bon-bom-620x494Fillimisht e prezantonin si motrën e Nora Istrefit, por shumë shpejt ajo arriti ta krijojë personalitetin e saj. Bëhet fjalë për këngëtaren Era Istrefi, e cila me këngët e saj ka fituar zemrat e atyre që i kanë dëgjuar këngët e saj.

Tashmë pa frikë mund të thuhet se ajo është një nga personazhet më të përfolura të showbizit vendas, deri në Gjermani, Britani dhe ShBA. Këngëtarja veçon edhe për stilin dhe kreativitetin e saj të veçantë, këtë e nxjerr në pah jo vetëm në video-klipet që realizon, por edhe në postimet e saj në rrjetet sociale.

Në Gjermani

Era Istrefi aktualisht po shijon suksesin e baladës “13”, që bëri bujë në të gjitha trevat shqipfolëse. “Në këto ditë teksa presim albumin e Rihannës ‘Anti’, një klip po qarkullon në ‘Twitter’. Njerëzit menduan se ishte bashkëpunimi i Rihannës me Major Lazer, që aq shumë e kishin ëndërruar. Por në fakt kjo këngë ishte ‘Bonbon’ e Era Istrefit, që ka 9 milionë klikime dhe vazhdon të rritet, sepse po pëlqehet në gjithë Evropën”, thuhet në artikullin kushtuar Era Istrefit.

Era Istrefi është këngëtarja e vetme shqiptare që jeton në Prishtinë, por dita ditës mediet botërore shkruajnë për të. Kënga “Bonbon” e saj është duke u pëlqyer jashtë mase edhe në top listat muzikore të huaja. Faqja gjermane “Songtexte.com” shkruan se pop këngëtarja Era Istrefi aktualisht është duke pushtuar top listat muzikore. “Me këngën e saj “Bonbon” këngëtarja kosovare ka arritur të futet në hitparadet gjermane”. Ndonëse nuk është ende shumë e njohur në Gjermani, me përzierjet e saj të zhanreve muzikore si pop, dubstep dhe regae ka bërë që të jetë në krye të listave muzikore, theksohet në këtë artikull.

Në Britani

Era Istrefi ka hyrë dhe në klasifikimet britanike. “Zbuloni sensacionin më të parezistueshëm të popit në Europë! Era Istrefi është ‘Kënga e Ditës’ në Shazam, teksa në 15 shkurt ka hyrë në Top 100-shen e Britanisë së Madhe, Kanadasë, Francës dhe Gjermanisë, për herë të parë.

E para këngëtare shqipfolëse që thyen rekordet pa lëvizur nga vendi i saj! Era Istrefi me hitin e saj po korr suksese të mëdha brenda dhe jashtë vendit, ajo është shpallur më e kërkuara në “Shazam” dhe ka arritur të hyjë në klasifikimin e këngëve më të dëgjuara në 15 vende të botës. Ky yll nga Kosova është gati ta pasur hitin e parë botëror në gjuhën e saj pasi u kërkua mbi 70 mijë Shazam me melodinë e saj infektuese. “Era fitoi vëmendje me look-un e saj unik dhe timbrin prej një Rihanna”, shkruan Shazam në këtë prezantim të këngëtares nga Kosova.

Bonbon”, kënga që merr 9 milionë klikime

Fill një muaj, pasi këngëtarja Era Istrefi publikoi këngën e saj më të re “Bon- Bon”, artistja nga Prishtina ia doli që të fitojë simpatinë dhe mbështetjen e publikut, duke bërë që kënga e saj të klikohej dhe shpërndahej mijëra herë. Aktualisht kënga “BonBon” e Era Istrefit ka plot 9 milionë klikime në Youtube, duke marrë parasysh që bëhet fjalë vetëm për një muaj që nga koha e publikimit.

Në muajt e fundit të vitit 2015 ishin të shumtë këngëtarët që publikuan këngë, por Era Istrefi ka lënë pas kolegë si: Ledri Vula, Mc Kresha, Adrijan Gaxha, Ronela Hajati, etj. Këngëtarja Era Istrefi po vazhdon të qëndrojë në krye të top listës më të njohur në Shqipëri, Top Awards. Kënga e saj “Bonbon” mbetet më e pëlqyera dhe më e votuara nga publiku, ndaj dhe kjo është arsyeja që e bën atë të kryesojë ditë me radhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here