HYRJE Bukuria Eleminoni rrudhat e qafes ne menyre natyrale

Eleminoni rrudhat e qafes ne menyre natyrale

0
217

Për shumë femra rituali i bukurisë dhe përkujdesjes kufizohet vetëm tek pjesët më të dukshme të trupit siç janë fytyra, duart apo flokët, por krahas tyre në trupin tuaj ekziston dhe një pjesë e rëndësishme që nuk duhet lënë pas dore, qafa. Edhe pse e fshehur, qafa vuan mungesën e kujdesit duke shfaqur rrudhat e para si pasojë e kontraktimit të muskujve të lëkurës.

Mosha, ushqimi i pakontrolluar, mungesa e hidratimit dhe ekspozimi i tepërt në diell, si dhe shprehitë e ndryshme të fytyrës ndikojnë po ashtu në tendosjen dhe shafqjen e rrudhave të qafës.

Me poshte jane tre trajtime interesante që frenojnë këtë proces dhe gjallërojnë fytyrën:

1.E bardha e  vezes:
Veza njihet për vlerat e shumta ushqyese që përmban, për këtë arsye duhet ta bëni pjesë të regjimit ushqimor të përditshëm. Por e bardha e vezës ka edhe funksione të tjera. Merrni dy kokra vezë dhe ndani veçmas të bardhat nga të verdhat, rrihini me pirun dhe aplikojini direkt në zonën përreth qafës. Lëreni të veprojë për 15 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë duke e masazhuar me lëvizje rrethore. Ky trajtim duhet përsëritur tre herë në javë.

2.Uthulla e molles:
Uthulla e mollës tashmë është pjesë e pandashme e ritualeve të bukurisë, merr një vlerë të veçantë në trajtimin e flokëve, thonjve dhe trupit, por ajo mund të bëjë mrekullinë për përkujdesjen e një zone delikate siç është qafa. Uthulla e mollës është e pasur me alfa-hidroksid që hidratojnë lëkurën dhe zbehin shenjat e rrudhave. Në një enë shtoni 1 lugë çaji uthull molle, 1 të verdhë veze dhe një kapsulë vitaminë E. Pasi t’i keni përzier mirë e mirë, aplikojini në qafë me anë të një garze pambuku dhe mbajini gjatë gjithë natës. Të nesërmen në mëngjes, lani qafën me ujë të vakët.

3.Xhel Aloe vera:
Xheli që gjendet në pjesën e brendshme të kësaj bime është një nga mjetet më të mira natyrale për të kuruar problemet e lëkurës, si njollat e ndryshme, aknet, irritimet dhe skuqjet e lëkurës dhe rrudhat në zona të ndryshme. Ky xhel Ai përmban antioksidantë që stimulojnë prodhimin e kolagjenit. Merrni një gjethe Aloe vera, ndajeni përgjysmë dhe me ndihmën e një luge merrni xhelin. Këtë të fundit mund ta vendosni direkt në qafë ose ta ngrini dhe më pas masazhoni gjithë qafën dhe kraharorin.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here