Home Politike Elbasan, incident mes simpatizanteve, ne vendngjarje dhe kreu i PD

Elbasan, incident mes simpatizanteve, ne vendngjarje dhe kreu i PD

552
0

policia-natenNjë incident elektoral u raportua mbrëmjen e së enjtes në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Sipas burimeve të Policisë, aktivistë të PD-së, pjesë e shtabit elektoral të zonës, u kërcënua me armë për çështje vote. Burime pranë PD-së flasin edhe për persona të lënduar, pjesë e komunitetit rom, të cilët morën ndihmën e parë në spitalin e qytetit.

Mësohet se policia mori në pyetje disa banorë, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të incidentit.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili pas intervistës së dhënë mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion” në “Tv Klan”, u nis drejt qytetit të Elbasanit.

Sipas burimeve nga PD, Basha tha se ‘nuk do të lejojë grabitjen e votës së lirë dhe se bandat e Sejdinit po terrorizojnë banorët’.
Në krah të kreut të opozitës ishin edhe deputetë të PD-së për qarkun e Elbasanit, si dhe kandidati i opozitës, Ardian Turku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here