HYRJE Sociale Ekstradim me garanci. Ndryshimi ligjor rrezikon procesin

Ekstradim me garanci. Ndryshimi ligjor rrezikon procesin

0
7

Një ndryshim në dukje i parëndësishëm, në Kodin e Procedurës Penale të hyrë në fuqi prej 1 gushtit, rrezikon ekstradimin në Itali dhe në çdo shtet tjetër të çdo shtetasi shqiptar që është dënuar në mungesë.

Bëhet fjalë për nenin 491, shkronja f, që iu lë të hapur gjykatave mundësinë të refuzojnë kërkesat për ekstradim të atyre shtetasve të dënuar në mungesë, në rast se shteti kërkues nuk përcjell një garanci për rishikimin e vendimit.

Kjo është arsyeja që ministri i dorëhequr i Drejtësisë, Gazmend Bardhi i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë italiane një shkresë ku kërkon garanci për shtetasit që do të ekstradohen, ashtu siç e kërkojnë ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale. Garanci do të thotë pohmi nga të huajt se do të rishikojnë vendimet e shpallura në mungesë të të pandehurve.

Burimet thonë se kjo situatë e ndryshimeve është konstatuar në dosjen “Alket Hatija”, i cili kërkohet nga drejtësia italiane pasi cilësohet si baron i drogës. Por ai është dënuar në mungesë dhe, siç thonë ndryshimet ligjore, Italia duhet të ofrojë garanci për të në mënyrë që gjykatat në Shqipëri të mos kundërshtojnë dorëzimin e tij.

Më herët, me fondet e shtetit italian u ndërtua Burgu në Peqin për të sjellë të dënuarit shqiptarë që mbahen në burgjet italiane, marrëveshje kjo ende e pazbatuar nga Shqipëria.

 

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here