Home Ekonomi Ekonomia boterore e krimit

Ekonomia boterore e krimit

1043
0

Ekonomia e krimit gjeneroi 2.2 trilionë dollarë të ardhura në shkallë globale gjatë vitit 2014. Shifra marramendëse u raportua nga “Global Financial Integrity”, instituti kërkimor më prestigjoz në botë për studimet financiare mbi krimin.

Në një raport të sapopublikuar, GFI ka analizuar të ardhurat e gjeneruara për 11 aktivitete kriminale. Sipas tij, biznesi më i madh i ekonomisë së zezë është pirateria dhe tregtimi i mallrave të falsifikuara, përfshirë ilaçet, të cilat në vitin 2014 gjeneruan 1.13 trilionë dollarë të ardhura.

Pas falsifikimit, vjen trafiku i drogës. Biznesi i narkotikëve ka një xhiro 652 miliardë dollarë amerikan në vit dhe gati gjysma e kësaj shume vjen vetëm nga kanabisi, që mbetet droga me prodhimin dhe konsumin më të gjerë në rang global.

Në vendin e tretë dhe të katërt vijnë trafiku i qënieve njerëzore dhe prerja e paligjshme e pyjeve, të cilat gjenerojnë secila nga rreth 150 miliardë dollarë të ardhura në vit, ndërsa 7 aktivitetet e tjera kriminale kanë një xhiro më të ulët.

Por përveç shumave marramendëse që gjeneron ekonomia e krimit, gjetja më shqetësuese e raportit është se ajo vazhdon të zgjerohet nga viti në vit. Sipas “Global Financial Integrity”, qeveritë dhe komuniteti ndërkombëtar kanë dështuar të zvogëlojnë biznesin e krimit edhe pse shpenzojnë miliarda dollarë në vit për këtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here