Home Ekonomi Ekonomi: Zhvillim pozitiv ne marredheniet tregtare Shqiperi-Maqedoni

Ekonomi: Zhvillim pozitiv ne marredheniet tregtare Shqiperi-Maqedoni

594
0

1458143906milvaMinistrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi mori pjesë këtë të mërkurë në Forumin e Biznesit dhe të Investimeve Shqipëri-Maqedoni, ku u shpreh se ky forum ka shënuar arritje përsa i përket shkëmbimit të informacionit lidhur me sektorët, të cilët janë përcaktuar tashmë në ligjin për investimet strategjike.

“Dy vendet rikonfirmuan hapje të madhe ndaj kapitalit dhe sipërmarrjes. U arrit të shkëmbenim informacion për zonat teknologjike dhe ekonomike me përparësi zhvillimi. Sasia e informacionit të këmbyer ishte e mjaftueshme për të nxitur bashkëpunimin në të ardhmen e afërt”, deklaroi Ekonomi.

Ministrja shprehu besimin e saj se, “ky fillim bashkëpunimi do të ketë një jetë të gjatë” dhe dha garancinë se “nga ana e sipërmarrjes shqiptare bashkëpunimi shihet me pozitivitet dhe me vrull për t’i bërë gjërat të ndodhin”.

Delegacioni nga Maqedonia përbëhej nga anëtarë të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Unionit të Odave Ekonomike të Maqedonisë, të cilat përfaqësonin fushat me më shumë potencial si: tregtia, infrastruktura, bujqësia, energjia, turizmi, manifaktura, agjenci imobiliare, etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here