Home Politike Edi Rama me një mesazh të qartë, gati kërcënues për Ilir Metën!

Edi Rama me një mesazh të qartë, gati kërcënues për Ilir Metën!

1436
0

Në daljen e parë publike nga kryeministria që pas zgjedhjeve, Edi Rama i tregoi dhëmbët Ilir Metës, presidentit të ardhshëm me një mesazh të qartë, gati kërcënues.

Sipas Ramës, Ilir Meta duhet të reflektojë “sa nuk është vonë”, për të mos e damkosur figurën e presidentit me qëndrimet e tij në funksion të interesave të LSI.
“Dua të falenderoj ish bashkëkryetarin e koalicionit, Ilir Metën, natyrisht jo për gjërat që i çoi edhe njëherë për dreq, me arsyen kronike të mosarsyes së tij, duke hedhur përsëri në erë projektin strategjik të së majtës së bashkuar por për çdo kontribut pozitiv dhe të pamohueshëm që dha në punë e përbashkët. Po në emrin tuaj por edhe në emrin e deputetëve socialist që e votuan, e s’janë sot këtu, dua t’i lutem publikisht të reflektojë një orë e më parë dhe të kthjellohet një herë e mirë si presidenti që i mori votat tona për të qenë konsensual dhe jo konfliktual, për të qëndruar mbi palët e jo për të qenë palë, kundër palëve të tjera. Të përqëndrohet sa më parë te riparimet e dëmeve të papara në këto 27 vjet që i bëri figurës së kreut të ri të shtetit në këto 40 ditët e fundit. LSI para Shqipërisë është një vrimë në ujë dhe përjetimi tragjik i daljes së partisë së tij personale nuk duhet në asnjë mënyrë ta damkosë si komike, pa hyrë ende në zyrë, figurën e presidentit të zgjedhur të shqiptarëve pa dallim u shpreh Rama para 140 kandidatëve për deputetë që mblodhi tek kryeministria.
Deri në 25 Qershor, Ilir Meta u vu në krye të fushatës së LSI, megjithëse ishte votuar në parlament si president i zgjedhur.

Veç deklaratave të forta kundër Ilir Metës, Rama përdori në konferencë edhe krahasimin e LSI me kancerin, një shprehje e përdorur më parë nga Tom Doshi.

Pikërisht kur përmendi punësimet nepotike në administratë, Edi Rama u shpreh: “LSI nuk është kanceri, por është më e prekura nga kanceri”.

Këtë shprehje, Edi Rama e përdori për të paralajmëruar largimin e njerëzve të LSI nga administrate,  tani që timonin dhe tepsinë e ka të gjithin për vete.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here