HYRJE Politike E para në listë për PD në Korçë: Humbja edhe nga sabotimi...

E para në listë për PD në Korçë: Humbja edhe nga sabotimi i brendshëm

0
26

Kryesuesja e listës së PD-së në Korçë Valentina Duka, është shprehur se Basha është njeriu i duhur për të ringritur PD-në dhe për ta sjellë në pushtet. Duka, në një intervistë për “Panoramën” ka thënë se zgjedhjet e 25 qershorit u vodhën nga makineria shtetërore. Gjithashtu deputetja e PD-së u shpreh se humbja e PD-së erdhi edhe si rezultat i sabotimeve të brendshme.

Zgjedhjet e 25 qershorit u goditën rëndë nga segmentet e makinerisë shtetërore të komanduar nga zoti Rama dhe njerëzit e tij, të cilët nëpërmjet presioneve, blerjes masive të votave me anën e parave të drogës, punësimeve të improvizuara etj., devijuan në mënyrë dramatike votën në favor të PS-së. Së dyti, PD u sabotua rëndë edhe nga brenda saj. Të gjithë e pamë se si sulmoheshin e përgojoheshin kandidatët tanë nëpër portale të financuar nga ish-funksionarë të PD-së, duke qenë në sintoni të plotë me sulmet dhe insinuatat e pushtetit të Ramës kundër tyre. Përtej kësaj, njerëz të caktuar brenda PD-së u përpoqën të dekurajojnë e të shmangin pjesëmarrjen në votime të mbështetësve tanë – tha Duka.

 

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here