Home Aktualitet E dashura refuzon te martohet, e qellon me thike

E dashura refuzon te martohet, e qellon me thike

556
0

vrasje-ksamilHistoria e dashurisë që kishte nisur që kur vajza ishte 13 vjeçe dhe djali gjashtë vite më i madh, përfundon në përgjakje. Ka mjaftuar një mesazh nga e mitura në telefonin e të dashurit të saj, që ky i fundit të tentonte vrasjen me thikë të saj, e më pas edhe vetëvrasjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm në Ksamil. Sipas Policisë, rreth orës 06:30, Klodian Oruçi, 21 vjeç, banor i Ksamilit, ka goditur me thikë të dashurën e tij A.Sadiku e pas kësaj ka goditur edhe veten, në shenjë hakmarrjeje. Dashuria mes dy të rinjve që kishte nisur dy vite më parë, duket se po pësonte krisje. Por i riu nuk e ka duruar dot këtë gjendje, aq sa ka menduar të vriste të dashurën e më pas veten.

Sipas të afërmve të 15- vjeçares, e cila sapo kishte përfunduar klasën e 9-të dhe priste të futej në gjimnaz, ajo i kishte dërguar një SMS lamtumire të dashurit një natë para se të ndodhte krimi. “Unë jam për shkollë, dhe jo për martesë. Dua të vijoj jetën time”. Ky ka qenë mesazhi i dërguar nga e mitura, e cila kishte vendosur të refuzonte kërkesën për t’u martuar me qëllim që të kompletohej me arsim

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here