Home Aktualitet Dy vellezer vdesin ne pusin e ujit

Dy vellezer vdesin ne pusin e ujit

575
0

Dy vëllezër kanë gjetur vdekjen ndërsa gërmonin një pus për të kërkuar ujë. Përparim dhe Hajri Pulaj, përkatësisht 37 dhe 34 vjec, gjetën vdekjen nga një rrymë gazi metan, e cliruar në 5 metra thellësi, ndërsa po punonin për thellimin e pusit. (UPDATE)

Ndërkohë që vëllai më i vogël i dy viktimave dhe fqinji i tyre 64 vjecar ndodhen ende në Spitalin Ushtarak të Tiranës në gjëndje të rëndë për jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16.00 të së enjtes, në fshatin Pezë Helmës në Tiranë. Katër burrat ishin duke gërmuar me mjete rrethanore pusin prej disa ditësh, deri kur kanë patur kontaktin me një vatër gazi.

Forcat RENEA kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur të nxjerrin në kohë rekord dy të plagosurit rëndë, që janë dërguar në Spitalin Ushtarak dhe bashkë me ta edhe dy viktimat.

Vëllezërit Pulaj janë viktimat më të fundit mes njerëzve që kërkojnë burime primitive për sigurimin e ujit të pijshëm.

Banorët e zonës thonë se prej vitesh premtohet për një ujësjellës, por asnjëherë nuk është realizuar.

“Ujë të pijshëm këtu nuk ka. Para dy-tre vjetëve komuna ka premtuar për një ujësjellës, por s’është bërë gjë. Pusi është e vetmja mënyrë për të pasur ujë”, tregon një banor.

Policia tha se është duke vazhduar hetimet në lidhje me ndërtimin e këtij pusi, por ajo sqaroi zyrtarisht se vdekja ka ardhur nga asfiksia si pasojë e shpërthimit të gazit në thellësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here