Home Ekonomi Durrës, terminali i ri i trageteve përfunon vitin tjetër

Durrës, terminali i ri i trageteve përfunon vitin tjetër

607
0

Sipas kontratës me qeverinë shqiptare, firma “Vega” do të përfundojë pjesën e mbuluar të Terminalit brenda 31 dhjetorit të këtij viti, ndërsa punimet e përgjithshme në krahun lindor të Terminalit do të mbyllen përfundimisht më 31 maj të vitit 2012.

Në gusht të vitit 2010 u vunë në funksionim rreth 22 mijë metra katrorë nga Terminali i ardhshëm ku përfshihen 8 sportele për autoveturat, 4 për kamjonët si dhe pika e kontrollit policor të Antidrogës dhe zhvendosja e përkohëshme e katër kabinave të përpunimit të udhëtarëve në të njejtën zonë i hap rrugë realizimit të plotë të projektit.

Terminali ndërtohet me një investim të përbashkët prej afro 15.4 milion euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe Qeveria shqiptare.
Në portin detar të Durrësit është përqëndruar lëvizja më e madhe e udhëtarëve dhe automjeteve me tragete. Vetëm në 6-mujorin e parë të këtij viti kanë lëvizur me tragete mbi 281 mijë udhëtarë me rreth 86 mijë autovetura, kamjonë dhe trajlera. Përfundimi i Terminalit të trageteve pritet të modernizojë mjediset e qëndrimit të udhëtarëve në hyrje dhe në dalje nga porti më i madh i vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here