Home Aktualitet Durres: plazhi pa uje ne mes te sezonit

Durres: plazhi pa uje ne mes te sezonit

555
0

DURRES- Edhe pse u inaugurua 2 vjet më parë, ujësjellësi i Maskurisë së Durrësit pritej të furnizonte me ujë të pijshëm zonën e Malit të Robit, Golemit dhe zona e Plepave, në realitet shfaqet krejt e kundërta.

Pushuesit që kanë zgjedhur këto zona për të kaluar ditët e nxehta pranë bregdetit të Adriatikut në Durrës, po vujanë cdo ditë mungesën e ujit të pijshëm.

Në një kohë që ujësjellësi nuk sjell ujë në cesmat e hoteleve dhe banesave duket se administratorët kanë gjetur si zgjidhje në disa raste hapjen e puseve për ujë, edhe pse kjo kërkon mjaft mundim duke patur parasysh zonën ranore buzë detit.

Nëse në qershor e korrik uji nga ujësjellësi i Maskurisë ka ardhur me orare dhe ndërprerje, në muajin gusht dhe vecanërisht në fundjavë, me dyndjen e pushuesve, uji nuk vjen pothuajse fare.

Nga ujësjellësi nuk ka një përgjigje për këtë situatë ndërsa mendohet se administrimi i keq është arsyeja e një gjendje të tillë alarmante.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here