Home Aktualitet Durres, hidhet ne ere makina e pronarit te nje lokali

Durres, hidhet ne ere makina e pronarit te nje lokali

523
0

makine_e_djegurNjë makinë është hedhur në erë mëngjesin e sotëm, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Ngjarja ndodhi në qytetin e Durrësit rreth orës 08:00 në lagjen nr 1.

Nga të dhënat e para mësohet se makina i përkiste pronarit të një lokali në zonën e shëtitores “Taulantia”.

Shpërthimi ka ndodhur sapo pronari ka zbritur nga makina, të cilën e kishte parkuar afër lokalit.

Lënda eksplozive ishte vendosur në parakolpin e makinës tip ‘Volkswagen’ me targa DR 2137 R. Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

“Shpërthimi ka ndodhur në automjetin me targa TR 2137 R, ishte i parkuar në parkingun e një lokali. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme material në pjesën e përparme të automjeti, por nuk ka njerëz të lënduar” thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së Durrësit. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here