Home Sport Duka: “Nuk me interesojne piket por marredhenia me Serbine”

Duka: “Nuk me interesojne piket por marredhenia me Serbine”

544
0

duka“Nuk më interesojnë pikët por marrëdhënia e mirë me Serbinë”.Kështu ka deklaruar Presidenti I Federatës Shqiptare të futbollit Armand Duka në një intervistë për RTK2 në gjuhën serbe.

“Do të respektojmë çdo vendim që merr UEFA. Mua nuk më intereson marrja e pikëve në tavolinë. Ajo që kemi më shumë nevojë tani është që të shohim përpara për të përmirësuar situatën dhe kushtet për të zhvilluar një futboll normal. Ne duam të bëjmë paqe me Serbinë” ka sqaruar Duka. Kreu i Federatës deklaron po ashtu se organizimi I ndeshjes nga ana e serbëve pati disa difekte.

Duka në këtë intervistë dëshiron të përsërisë se Federata Shqiptarë për të shtensionuar disi ambinetin propozoi edhe një ndeshje mes veteranëve gjë që nuk u realizua.

Një vendim i parë i Uefas do merret të enjten më 23 tetor pasi siç është thënë vendimi final do të merret në nëntor për incidentet në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here