Home Sport Duka: “Ne Elbasan do te bejme maksimumin”

Duka: “Ne Elbasan do te bejme maksimumin”

595
0

duka-rinasKombëtarja shqiptare i nisi eliminatoret Euro 2016 me një fitore historike në Portugali ditën e diel, pas një goli të mrekullueshëm nga Bekim Bala.

Gjatë orëve të vona të së hënës kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit lojtarët që luajnë në kampionatin shqiptar dhe presidenti i FSHF-së, zoti Armand Duka, i cili foli në një lidhje direkte në “Revistën Televizive të Mbrëmjes” në Top Channel.

Zoti Duka u shpreh se fitorja ka rritur shpresat për një kualifikim të mundshëm, i cili mund të arrihet me suksese të tilla si ai me Portugalinë. Kreu i FSHF-së shtoi se në Elbasan ndaj Danimarkës ekipi do të bëjë maksimumin për të shkuar me 6 pikë të plota në Serbi.

Një fitore historike. Si mund ta cilësoni këtë fillim edicioni për Euro 2016?
Ishte një fitore mjaft e rëndësishme. Një hap i parë i mirë për këto eliminatore. Uroj që të tilla rezultate të kemi edhe në të ardhmen.

Duke qenë se në Rinas kanë mbërritur vetëm një pjesë e futbollistëve, mos ishte strategji mos dalja e trajnerit në një konferencë direkte për shtyp?
Futbollistët janë shpërndarë nëpër klubet e tyre, por kanë festuar shumë pas ndeshjes në hotel. Sot ka qenë një ditë pune për ta në klubet ku luajnë. Ndërsa për futbollin shqiptarë është përgatitja e ndeshjes me Danimarkën, e cila është një ndeshje jashtëzakonisht shumë e rëndësishme, akoma më e rëndësishme bëhet pas këtij rezultati në Portugali. Do të luajmë në një impiant të ri, për herë të parë. Do të bëjmë maksimumin në Elbasan për të shkuar në Serbi me 6 pikë.

Menjëherë pas ndeshjes ka patur edhe një premio për këtë sukses. Ç’mund të na thoni diçka më shumë?
E kemi thënë edhe dje në Portugali, motivi për të cilin luan ekipi është shumë më i madh sesa një shpërblim financiar, por edhe kjo është një faktor që e ndihmon. Ne e kemi shpërblyer ekipin me një premio financiarë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë për sa kohë do të ndihmojë në arritjen e rezultateve.

I rrit pritshmëritë për FSHF-në, për trajnerin, ky rezultat me Portugalinë për takimet e ardhshme?
Armand Duka: Një ndeshje në Portugali nuk mund ta cilësosh 3 pikë në letër, kështu që rrit shumë shpresën apo ëndrrën tonë për të qenë pjesë e finaleve të Euro 2016.

Këtë fitore e cilësoni me fat apo ishte fryt i përgatitjeve të ekipit?
Armand Duka: Skuadra ishte përgatitur shumë mirë. Trajneri e ka motivuar skuadrën jo vetëm për të marrë një barazim, por edhe për të guxuar për fitore. Nuk mund të mohojmë edhe faktin që kemi qenë me fat, në pak raste që kemi krijuar kemi shënuar një herë.

Ndeshja e radhës do të jetë në “Elbasan Arena”. Sa do të jetë çmimi i biletës?
Armand Duka: Kapaciteti i stadiumit është 12.650 spektatorë. Tashmë është e vendosur që ndeshjet do të zhvillohen në Elbasan, megjithëse ka akoma shumë punë për të bërë, por do të punohet me intensitet të plotë. E gjithë Federata e Futbollit, nga nesër deri më datë 11 tetor, do të jetë në Elbasan për të zgjidhur të gjitha problemet sepse realizimi i një ndeshje futbolli në një stadium të ri nuk është shumë i lehtë, por besoj që do të arrimë gjithçka. Çmimet e biletave do të jenë ato që kanë qenë gjithmonë në ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare dhe kjo është një ndeshje e rëndësishme ndërkombëtare.

Fitorja me Portugalinë a e ka bërë ekipin tonë të frikshëm për kundërshtarët?
Armand Duka: Ka kohë që ne nuk futemi si inferiorë në një ndeshje, si brenda ashtu edhe jashtë. Ka kohë që ne synojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Kemi arritur pak rezultate pozitive jashtë, në edicionin e kaluar kundër Norvegjisë në Oslo dhe këtë radhë në Portugali. Nuk besoj që kjo është rastësi, por është si pasojë e një pune të vazhdueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here