Home Aktualitet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ne gare 5 kandidate

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ne gare 5 kandidate

2397
0

Ardi Veliu, Artan Shkëmbi, Gentjan Shehaj, Bledar Celiku dhe Kastriot Skënderaj, janë 5 policët që kanë marrë gradën “Drejtues i Parë”. Konkursi me shkrim dhe me gojë ka nxjerrë emrat e 5 drejtuesve në radhët e uniformave blu, të cilëve u hapet rruga për të zënë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Në garë për të marrë gradën “Drejtues i parë” ishin 33 kandidatë por në konkursin me shkrim u paraqitën vetëm 28 prej tyre. Testim me shkrim e kaluan 6 kandidatë, të cilët morën më shumë se 70 pikë nga 100 që kishte testi, që mundësonte edhe kalimin në fazën tjetër. Pas testit me gojë këtë gradë e ka marrë Ardi Veliu, Artan Shkëmbi, Gentjan Shehaj, Bledar Çeliku dhe Kastriot Skënderaj.

Konkursi për gradën “Drejtues i parë” u hap nga drejtori i komanduar i policisë Rebani Jaupi. Mes fituesve të kësaj grade dhe ai që ka marrë më shumë pikë, është edhe Drejtori i Policisë Tiranë Ardi Veliu, emri më i përfolur për tu zgjedhur Drejtor i Policisë së Shtetit.

Tashmë emri i drejtorit të ri të Policisë do të jetë në dorë të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Kryeministrit Edi Rama.

Kjo për faktin se sipas ligjit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë propozohet nga Ministri i Brendshëm dhe emërimi bëhet me firmën e Kryeministrit.

Me largimin e Haki Cakos, Policia e Shtetit pritet të ketë drejtorin e ri brenda javës së ardhshme. Burime të Report Tv bëjnë me dije se Fatmir Xhafa pritet ti propozojë që nesër Kryeministrit emrin e Drejtorit të ri të Policisë. Ardi Veliu, Artan Shkëmbi, Gentjan Shehaj, Bledar Çeliku dhe Kastriot Skënderaj janë 5 kandidatët më të favorizuar për të drejtuar Uniformat Blu.

Të 5 këta kandidatë vijnë nga një karrierë e gjatë policore, ku kanë mbajtur një sërë postesh drejtuese në Tiranë e rrethe. Brenda janarit do të mësohet emri i r ii Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

5 policët që morën gradën “Drejtues i parë”
Ardi Veliu
Artan Shkëmbi
Gentjan Shehaj
Bledar Celiku
Kastriot Skënderaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here