HYRJE Sociale Dosjet e 400 ish-të përndjekurve që u mungojnë dokumentet

Dosjet e 400 ish-të përndjekurve që u mungojnë dokumentet

0
18

Pjesa më e madhe e dosjeve të trash­gimtarëve që përfi­tojnë këstin e parë dhe të dytë, kanë mungesë dokumentacioni në dosje. Ky është konstatimi i Ministrisë së Financave, që vijon të publikojë listën e dosjeve që kanë prombleme për sa i përket dokumentave. Për këtë arsyje, Financat ka publikuar listën me 400 emra të trashgimtarëve që kanë gati këstin e dytë, por duhet të dorëzojnë dokumentat.

“Pag­esa do të kryhet për të gjithë trashëgimtarët e ish të dën­uarit politik. Trashëgimtarët duhet të dorëzojnë doku­mentet e kërkuara sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë trashëgimtarët e ish të dënuarit duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë, që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet duke sjellë vonesa dhe ndër­likime të panevojshme.

Kur kemi ndryshim të identitetit, Emër/Mbiemër, apo në rastet kur në certifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një gërmë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevo­jshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lësh­uar nga gjendja civile.

Në raste se ka transkriptime të gabuara gjatë kohës nga një certifikatë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikatës apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile.

Në rastet e ekzekutimeve kapitale pa gjyq, është i domosdoshëm një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikatë negative të lëshuar nga zyra e gjendjes civile.

Në rastet kur për arsye të njo­hura në gjendjen civile nuk ekzistojnë dokumente të pe­riudhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga gjendja civile, i interesuari është i detyruar të bëj një gjyq fakti, të cilin edhe në këtë rast si në pikën më lart, duhet ta shoqërojë me një certifikatë negative”,- par­ashikon udhëzimi i Ministrisë së Financave.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here