HYRJE Bukuria Djersitja e tepert, shkaqet dhe menyrat e trajtimit

Djersitja e tepert, shkaqet dhe menyrat e trajtimit

0
423

A jeni mbuluar ndonjëherë me djersë në ditën më të ftohtë të vitit? A i keni vazhdimisht pëllëmbët e djersitura? A keni hequr dorë përjetësisht nga kanatieret dhe këmishat e lehta nga frika se do të keni njolla djerse nëse vishni rroba pas trupit?

Djersitja është e natyrshme. Ky është një funksion i nevojshëm i trupit tonë. Kur trupi juaj tejnxehet, sistemi nervor stimulon gjëndrat e djersës për të prodhuar lëng që freskon trupin tuaj duke rregulluar temperaturën. Megjithatë, te disa prej nesh, kjo ndodhë më shumë se zakonisht qoftë verë, dimër, nxehtë apo ftohtë.

Çfarë është hiperhidroza?

Nëse zbuloni se djersiteni tepër, ju mund të vuani nga një gjendje e njohur si hiperhidrozë dhe për fat të keq kjo nuk është e përkohshme.

Ajo mund të përgjithësohet, duke shkaktuar djersitje të tepruar në të gjithë trupin, ose mund të jetë e lokalizuar, kështu që ju mund të djersiteni shumë vetëm në pjesë të caktuara të trupit si këmbët, pëllëmbët, zona e nënsqetullave apo fytyrës. Ajo gjithashtu mund të klasifikohet sipas shfaqjes, kongjenitale (e pranishme që në lindje) ose e fituar (duke filluar më vonë në jetë).

Shkaqet e hiperhidrozës

Shkaku i hyperhidrosis? Një sistem nervor simpatik tepër aktiv. Ankthi ose eksitimi mund të përkeqësojnë simptomat, të cilat mund të bëhen rreth vicioz, ku disa nga ju mund të shqetësohen në lidhje me djersitjen, kush e shkakton djersitjen dhe kështu me radhë. Disa ushqime pikante, alkooli dhe madje edhe shtatzënia mund të shkaktojnë më shumë simptoma.

Në fakt, rreth 30% e popullsisë në Mbretërinë e Bashkuar vuajnë nga hiperhidroza. Lajm i mirë është se, ekzistojnë trajtime që mund të ndihmojnë.

Trajtimi i hiperhidrozës

Ndryshimet e mënyrës së jetesës, siç është veshja me rroba të lireshme dhe meditimi i rregullt për të ndihmuar kontrollin e nervave tuaja, mund të ndihmojnë në zvogëlimin e simptomave. Nëse nuk dëshironi të hiqni dorë nga veshja e këmishave të ngushta, vendosni mbrojtese nën sqetull të cilat mund të thithin djersën e tepërt dhe të mbrojnë rrobat tuaja.

Nëse kjo nuk ndihmon, mund të provoni deodorantët e formuluar ekskluzivisht, si Anhydrol Forte Roll On 20% për lëkurë delikate, i cili ndikon në mbylljen e gjëndrave të djersës, apo lehtësimin afatgjatë me ndihmën e toksinës Botulinum. Botox-i injektohet në lëkurën e zonave të prekura, i cili bllokon sinjalet nga truri te gjëndrat e djerses.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here