Home Aktualitet Djali plagos me thike vellain dhe babain, e la e dashura

Djali plagos me thike vellain dhe babain, e la e dashura

515
0

policia4I riu me depresion plagos babain me thikë dhe më pas përleshet me vëllanë e tij. Ngjarja është shënuar pasditen e djeshme në afërsi të sheshit “Karl Topia”, pranë “Zogut të Zi”, në kryeqytet. Burime policore bëjnë me dije se rreth orës 16:00, 25-vjeçari Albano Ramaj ka qëlluar me thikë në fyt babanë e tij, 53-vjeçarin Gjelosh Ramaj. Por, autori është përleshur edhe me vëllanë e tij, Gramozin, 19 vjeç, duke i shkaktuar edhe atij gërvishtje të lehta. Mësohet se gjatë përleshjes, Albano është rrëzuar dhe ka goditur lehtë kokën. Pas mjekimit në spital, 53-vjeçari ka shkuar në banesën e tij, pasi gjendja e tij është përmirësuar. “Gazeta Shqiptare” ka mundur që të kontaktojë me Gjelosh Ramajn, për të mësuar se çfarë ka ndodhur në banesën e tij.

Z.Gjelosh, si ndodhi e gjithë kjo histori?
Djali im ka një muaj e gjysmë që ka probleme me depresionin. Ka qenë shumë mirë, ka mbaruar edhe studimet për inxhinieri kompjuterike. Por ka pasur një lidhje me një vajzë, e cila e braktisi dhe pas kësaj, ai nuk e mori veten, nuk dilte nga shtëpia, kishte edhe lidhje me këto të Jehovait dhe në televizion ndiqte emisionet që flisnin për djallin e gjëra të tilla. Unë e kuptova që nuk ishte mirë, sepse ai kishte filluar që të rikthehej në adoleshencën e tij, të gjitha problemet që kishte pasur, bëhej agresiv kur shikonte dikë që rrihte fëmijën e tij dhe unë e kuptova se ai kishte diçka që nuk shkonte. Për këtë arsye, ai nisi të kurohej.

Po sot (dje) çfarë ndodhi?
(Qan). Sot (dje) pasdite po rrinim të dy në shtëpi dhe nuk po flisnim fare. Kur papritur më tha që unë isha shpresa e tij e fundit. E pyeta se çfarë shikonte në ato momente dhe më tha: Shikoj vetëm dritë. Pastaj, më tha: Ti nuk je babai im, ti je djalli dhe mori thikën nga tavolina dhe më ndoqi mua. Kam përjetuar tronditjen më të madhe në jetë, askush mos e provoftë që djali yt të të vërë përmbys me një thikë në dorë, teksa përpiqet të të qëllojë.

Sa kohë zgjati përleshja mes jush?
Ka zgjatur për afro 20 minuta, nga një dhomë në tjetrën. (Qan) Më plagosi vetëm pak në fyt, por nuk është asgjë, sepse unë arrita të dal jashtë. Ai më ndoqi deri poshtë dhe tek hyrja e pallatit, takova djalin tjetër, Gramozin. I thashë: Merrja thikën, sepse do të na vrasë, nuk e mbaj dot. Gramozi tentoi t’i marrë thikën dhe u përleshën pak të dy, pastaj rrëshqitën në tokë dhe aty Albani u godit në kokë në mur. Dy djemtë janë mirë, edhe unë jam mirë. Kam vetëm një gërvishtje në fyt, nuk është asgjë. Falenderoj Zotin që isha unë në shtëpi dhe jo njeri tjetër, sepse unë pata mundësi që t’i shmangesha dhe që ai të mos më qëllonte. Por, Albani në ato momente nuk ka parë as kush isha unë, nuk ka pasur as sensin e kohës, as të vendit, sepse kishte dalë jashtë kontrollit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here