HYRJE Kulture Dita amerikane, ambasadori Lu në Korçë

Dita amerikane, ambasadori Lu në Korçë

0
21

Ambasadori amerikan Donald Lu ishte në Korçë, ku festohej Dita amerikane, këtë fundjavë të ngarkuar me ngjarje politike për Tiranën.

Marrëdhënia e gjatë e Korçës me emigracionin në Amerikë, prej më se një shekulli, u festua me aktivitete simbolike në “Pazarin e vjetër” të qytetit, ku prania e diplomatit Lu ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve.

Ai vizitoi ekspozitën e hapur me materiale, foto dhe letra nga jeta e shqiptarëve në Amerikë ndër vite, ku edhe u njoh me historinë e hershme të emigracionit për disa prej familjeve të qytetit juglindor.

Zoti Lu ka vlerësuar shumë prej elementëve të spikatur në qytetin e Korçës.

“Mësuesja ime e parë në Amerikë për gjuhën shqipe ishte korçare dhe një nga fjalitë e para që kam mësuar ishte ‘Ja korçare, ja hiç fare’. Kam mësuar gjithashtu që ushqimi dhe muzika nga Korça janë më të mirat. E sidomos birra nga Korça, sigurisht më e mirë”, tha ambasadori Donald Lu.

Më tej, Donald Lu vizitoi edhe këndin e kuzhinës, ku simbolikisht ishin përgatitur gatime tradicionale amerikane. Ambasadori pranoi jo vetëm të shijonte këto gatime, por nuk hezitoi që për pak kohë të ishte ai kuzhinieri.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here