Home Ushqim Diete anti celulit

Diete anti celulit

783
0

dieteNjë dietë e tillë duhet të përmbajë të gjithë ushqimet ideale që luftojnë mbajtjen hidrike. Do t’ju tregojmë më poshtë diçka të tillë që do t’ju ndihmojë te luftoni makthin e lëkurës së portokallit nëpër kofshë dhe krahë. Dieta ka në përbërje të gjitha ushqimet më të mira dhe më të shëndetshme në këtë aspekt.

Mëngjesi:
Një filxhan kafe
Qumësht (200 ml) pjesërisht të skremuar dhe dy feta galetash me marmelatë biologjike.

Si vakt i ndërmjetëm:
Gjatë paradites do të ishte e përkryer një kos pa yndyrë. Dhe kaq mjafton.

Dreka:
Njoki patatesh me domate (150 g) me parmixhano të grirë (5 g), të shoqëruar me sallatë jeshile (200 g) 30 kalori gjithsej. Në vend të ëmbëlsirës një dardhë (150 g).

Pasditja:
Në vaktin e dytë të ndërmjetëm, sidomos në verë hani ndonjë fetë ananas të freskët.

Darka:
Për darkë është ideale një supë perimesh (200 g) me parmixhano të grirë (5 g) domate dhe bukë integrale. Në vend të ëmbëlsirës rrush të bardhë.

Mëngjes:

Kos pa yndyrë ose me pak yndyrë, pak lëng kumbulle dhe dy feta galetë.

Vakti i ndërmjetëm:
Një filxhan caj jeshil

Dreka:
150 g role me gjel deti të mbushura me spinaq, sallatë e përzier 50 g dhe bukë thekre.

Pasdite:
Një sallatë maqedone.

Darka:
Supë me 150 g patate dhe 200 g bizele, qepë dhe majdanoz të shoqëruara me një sallatë.

KUJTOHUNI: Përdorni herë pas here çajra të posaçëm kundër celulitit sikurse çaji i boronicës.

Një ide për tu përsëritur shpesh:

Supë e ftohtë me kastravec dhe speca kundër celulitit

Përbërësit:
600 g kastravecë
një spec jeshil
Gjysmë speci i kuq
Gjysmë speci i verdhë
100 g kos
një tufë kopër
2 feta bukë të thekur
vaj ulliri
uthull e bardhë
kripë, piper

Lajeni koprën, grijeni. Qëroni kastravecët dhe ndajini përgjysmë dhe po qe nevoja eliminojani farat. Pritini në copa dhe futini në frulator për pak sekonda me vajin e ullirit, dy lugë uthull, një majë luge kripë, pak piper dhe pak kopër. Shtojini ndonjë kub akulli. Frulojini ende derisa të grimcohet akulli dhe ta ketë freskuar përbërjen.
Pastroni specat, eliminojini farat lajini dhe pritini në kube shumë të vegjël. Shtoi në supën e ftohtë kosin. Ndajini në pjata dhe hidhuni përsipër kubet e specave koprën e mbetur dhe shërbejini me bukën që e keni thekur.
Pse?
Kjo recetë është një përqendrim i vërtetë i vitaminës C e vlefshme për qarkullimin e gjakut.
Specat ndihmojnë në djegien e yndyrës dhe nxisin tretjen (në tretje e mirë është në bazë të formës së mirë fizike).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here