Home Aktualitet Didi rikthehet ne SHBA, pritet te emerohet ne Ambasaden ne Washington

Didi rikthehet ne SHBA, pritet te emerohet ne Ambasaden ne Washington

590
0

artan-didiRruga e kthimit drejt Shteteve të Bash kuara të Amerikës e Artan Didit ka gjasë të jetë shumë më e shpejtë sesa është menduar. Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili dha dorëheqjen e parevokueshme nga detyra, pas skandalit të fshehjes në sirtarët e policisë të urdhër- arrestit belg për deputetin kristiandemokrat, Mark Frroku, është një hap pranë marrjes së një detyrë të rëndësishme, që do ta çojë sërish në Amerikë. Njeriut që iu besua detyra e rëndësishme e drejtimit të uniformave blu, prej së cilës u dorëhoq, i është propozuar një tjetër detyrë po aq e rëndësishme. Burime të besuara nga Policia e Shtetit thanë për “Gazeta Shqiptare” se Artan Didi pritet të marrë zyrtarisht emërimin si oficer kontakti i Policisë së Shtetit në Uashington. “Më kanë propozuar disa detyra, mes tyre edhe atë të oficerit të kontaktit në Uashington”, tha ish-numri një i Policisë së Shtetit për “GSH”. “Megjithatë – theksoi Didi – mua nuk është konfirmuar zyrtarisht emërimi”.

DREJTIMI I POLICISË

Artan Didi, cili jetoi për shumë vite në SHBA dhe u kthye në Tiranë për të marrë postin e kreut të Policisë së Shtetit në 2013 kur socialistët morën pushtetin. Në detyrën e tij, që zgjati pak më shumë se një vit, sigurisht që shënoi suksese, sikurse pati edhe dështime. Didi ishte drejtuesi i Policisë së Shtetit, që nuk u ‘pranua’ nga opozita, me arsyetimin se ishte njeri politik, për shkak se kishte qenë numërues votash për llogari të Partisë Socialiste. Ish-komandanti i repartit special RENEA rrezikoi jetën në 1998, kur mbeti i plagosur gjatë operacionit për kapjen e arabo-egjiptianit, Muhamed Omar Al- Said, i kërkuar për terrorizëm. Por, duket se gjendja në të cilën e gjeti Policinë e Shtetit, përplasjet e forta brenda llojit, ishin pengesa të forta për oficerin e karrierës, për të mbajtur zotimin se do ta kthente policinë në një strukturë model. Por, kur nuk kanë kaluar as dy muaj nga largimi i tij nga drejtimi i uniformave blu në sfond shfaqet për të detyra e rëndësishme e oficerit të kontaktit në Uashington, që duket se pret vetëm një firmë.

DORËHEQJA E PAREVOKUESHME

Më 31 mars 2015, Artan Didi i paraqiti kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dorëheqjen nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dorëheqje që vetë ai e lidhi me fshehjen e urdhër-arrestit belg për deputetin Mark Frroku. “Modelin e punës që u mundova të fus në institucion po e shoqëroj me modelin e dorëheqjes kur diçka nuk ecën sipas pritshmërisë që ti ke dhe asaj pritshmërie që kanë të tjerët për punën e institucionit që ti drejton. Shkelja e procedurave ligjore të specialistit të INTERPOL- it dhe të shefit të këtij sektori, shkelje që i vuri përpara përgjegjësisë penale, cenoi në një farë mase imazhin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ndonëse ishte po ky institucion që e korrigjoi gabimin. Për këtë arsye, duke vlerësuar këtë ngjarje si të papranueshme për prestigjin e institucionit të Policisë së Shtetit, të cilin unë e drejtoj, duke vlerësuar që nuk pata kapacitetin e mjaftueshëm për të parandaluar një fakt të tillë, vendosa të jap dorëheqjen e parevokueshme nga funksioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Punonjësit e ndershëm të policisë të më gjykojnë për këtë vendim”, shkruante Didi në tekstin e dorëheqjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here