Home Shendetesi Diabeti i tipit 2, ja shenjat qe shfaq dhe si ta parandalojme

Diabeti i tipit 2, ja shenjat qe shfaq dhe si ta parandalojme

2154
0

diabeti, diabeti tipi 2
Test diabeti
Diabeti eshte nje semundje qe prek menyren sesi trupi kontrollon sheqerin ne trupin tone. Shumica e njerzve qe vuajne nga diabeti kane tipin 2 te diabetit. Ka rreth 27 milion njerez ne SHBA. Rreth 86 milion njerez te tjere kane prediabetin. Ne keto raste glukoza ne gjakun e tyre nuk eshte normale por jo aq e larte sa te quhet diabet.

Kush e shkakton diabetin?
Pankreasi prodhon nje hormon te quajtur insuline. Eshte ajo qe ben qe qelizat tuaja te kthejne glukozen e marre nga ushqimet ne energji. Njerzit me diabetin e tipit 2 e prodhojne insulinen por qelizat e trupit nuk e perdorin ate sic duhet. Doktoret e quajne kete “rezistence ndaj insulines”.
Si fillim, pankreasi prodhon shume me teper insuline qe te fusi glukozen brenda ne qelize.Por ajo nuk mund te qendroje ne perqendrime te larta dhe keshtu sheqeri grumbullohet ne gjak ne vend te brendesise se qelizave.

Zakonisht kombinimi i disa faktoreve mund te shkaktoje diabetin tipi 2 duke perfshire:
Gjenet: Shkencetaret kane gjetur lloje te ndryshme te ADN-se qe prekin menyren se si prodhohet insulina ne trup.
Pesha e tepert: Te qenurit mbipeshe ose obeze mund te shkaktoje rezistence ndaj insulines, vecanerisht kur kilet e teperta i keni te depozituara rreth belit. Ne ditet e sotme diabeti i tipit 2 prek femijet dhe adoleshentet si dhe adultet kryesisht per shkak te obezitetit ne femijeri.

Sindroma metabolike: Njerzit me rezistence ndaj insulines shpesh kane nje grup faktoresh njekohesisht qe perfshijne: glukozen e larte ne gjak, kilet e teperta rreth belit, presionin e larte te gjakut, kolesterolin e larte dhe trigliceridet e larta.

Prodhimi i madh i glukozes nga melcia: Kur sheqeri ne gjak eshte i ulet, melcia prodhon dhe nxjerr ne qarkullim glukozen qe ka depozituar me pare. Mbasi keni ngrene, sheqeri ne gjak rritet dhe zakonisht melcia do te ngadalesoje punen dhe do e ruaj glukozen per me vone. Por tek disa njerez melcia nuk e ben kete gje, ajo vazhdon te cliroje sheqerna.

“Komunikimi i keq” ndermjet qelizave: Disa here qelizat dergojne sinjale te gabuara ose nuk marrin mesazhe te sakta. Kur keto probleme prekin menyren se si qelizat prodhojne dhe perdorin glukozen, nje reaksion zinxhir mund te coje ne semundjen e diabetit.

Qelizat Beta te shkaterruara: Nese qelizat qe prodhojne insulinen dergojne sasine e gabuar te insulines ne kohe te gabuar, sheqeri ne gjak do rritet. Glukoza e larte ne gjak mund te shkaterroje keto qeliza gjithashtu.

Faktoret e riskut dhe parandalimi
Megjithese disa faktore e lehtesojne shfaqjen e diabetit ato nuk jane domosdoshmerisht shkaktare te tij. Por sa me shume veprojne tek organizmi aq me i larte eshte mundesia qe kjo te ndodhe.

Disa faktore qe nuk mund ti kontrolloni:

Mosha: 45 vjec ose me shume
Familia: Nje prind, nje moter ose vella me diabet
Etnia: Afriko-Amerikan, autokton i Alaskes,i Amerikes, Aziatiko-Amerikan,Spanjoll ose Latine, Amerikan i ishujve te Paqesorit etj
Disa faktore lidhen me shendetin tuaj dhe me historine mjekesore. Doktori juaj ndoshta mund t’ju ndihmoje per te mesuar me shume rreth tyre dhe se si mund ti menaxhoni ato.

Prediabeti
Semundjet e eneve te gjakut dhe te zemres
Tensioni i larte i gjakut, edhe nese trajtohet dhe eshte nen kontroll
Kolesteroli HDL “kolesteroli i mire” i reduktuar
Trigliceride te larta
Te qenurit mbipeshe ose obeze
Lindja e nje femije me peshe me te madhe se 9 pounds (4 kg)
Te pasurit diabet te shtatezanise
Sindroma policistike e vezoreve (PCOS)
Acanthosis nigricans, nje gjendje e lekures me shenja te erreta rreth qafes dhe sqetulles
Depresioni
Faktore te tjere risku kane te bejne me zakonet tuaja te perditshme dhe stilin e jeteses. Keto jane faktore per te cilet e vendosni ju nese doni te beni dicka apo jo.

Stervitja e paket ose aspak
Duhanpirja
Stresi
Te fjeturit shume pak ose te fjeturit shume
Meqenese nuk mund te ndryshoni se cfare ka ndodhur ne te shkuaren, fokusohuni ne ate qe mund te beni per te tashmen dhe per te ardhmen. Merrni mjekimet qe ju keshillohen dhe ndiqni udhezimet e mjekut tuaj qe te jeni te shendetshem. Ndryshime te thjeshta ne menyren e jeteses gjithashtu mund te bejne nje diference te madhe.

Humbisni kologramet e tepert. Reduktimi i vetem 7 % deri 10 % te peshes mund te pergjysmoje riskun per diabet te tipit te 2.
Behuni me aktive. Levizja e muskujve shoqerohet me perdorimin e insulines. Tridhjete minuta ecje te shpejte ne dite mund te reduktojne riskun pothuajse me nje te treten.
Ushqehuni mire. Shmangi ushqime me sasi te larte karbohidratesh, pijet me sheqerna, yndyrnat e saturuara. Limitoni konsumimin e mishit te kuq.
Ndaloni duhanpirjen. Bashkepunoni me doktorin tuaj qe te shmangni marrjen e kilogrameve gjate kohes qe po lini duhanin, ne menyre qe te mos krijoni nje problem te ri duke u perpjekur per te zgjidhur nje tjeter.

Simptomat
Simptomat e diabetit tipi 2 jane kaq te lehta sa eshte e veshtire qe ti vini re. Ne fakt rreth 8 milion njerez nuk e dine qe kane diabet. Disa nga keto simptoma mund te jene:

Etje
Urinimi i shpeshte
Shikim i turbullt
Te qenurit i irrituar
Ndjesi shpimi ose mpirje ne duar apo kembe
Ndjesi lodhje
Plage qe nuk mbyllen lehte
Infeksione mykotike te perseritura
Diagnoza

Doktori juaj mund te kontrolloje gjakun per shenjat e diabetit. Zakonisht doktori do ju kontrolloje ne dy dite te ndryshme qe te konfirmoje diagnozen. Por nese glukoza ne gjakun tuaj eshte shume e larte ose keni shume simptoma , do ju nevojiten analiza si:

A1C: eshte nje mesatare e glukozes ne gjak per 2 ose 3 muajte e kaluar

Glicemia ne plazem: mat sheqerin ne gjakun tuaj me stomak bosh (i/e pangrene).Ju nuk mund te hani ose pini tjeter gje pervecse ujit per 8 ore perpara testit.

Testi i tolerances se glukozes (OGTT): kontrollon glukozen ne gjak perpara dhe pas 2 oresh mbasi keni pire nje pije te embel qe te vleresohet sesi trupi juaj menaxhon sheqerin.

Efektet afatgjata

Me kalimin e kohes, sheqeri i larte ne gjak mund te demtoje dhe te shkaktoje shume probleme ne:

Zemer dhe ne enet e gjakut
Veshka
Sy
Sistemin Nervor: te cilet mund te cojne ne probleme me tretjen, me ndjeshmerine e kembeve tuaja dhe pergjigjen tuaj seksuale
Sherimin e plageve
Shtatzani
Menyra me e mire per te shmangur keto komplikime eshte menaxhimi i mire i diabetit.

1. Merrni mjekimin tuaj per diabetin ose insulinen ne kohen e duhur
2. Kontrolloni glukozen ne gjak
3. Ushqehuni mire dhe mos lini vaktet
4. Beni kontrolle tek doktori juaj rregullisht per shenjat e hershme te problemeve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here