Home Bukuria Dermatologet paralajmerojne: Ja produktet qe nuk duhen perdorur ne fytyre

Dermatologet paralajmerojne: Ja produktet qe nuk duhen perdorur ne fytyre

5390
0

Për të patur një lëkurë të butë e plot shkëlqim, femrat do të ishin të gatshme të vendosnin çdo gjë në fytyrë, por disa produkte duket se i kanë të ndaluara rreptësisht nga dermatologët.

Ndonëse maskat natyrale janë një zgjidhje shumë e mirë kundër problemeve të ndryshme të lëkurës, shumë përbërës qofshin natyralë apo jo mund të irritojnë këtë të fundit.

Ja çfarë është e ndaluar të vendosni në fytyre:

-Skrabet gërryese

Në vend të skrabeve gërryese, do të ishte më mirë të përgatisnit një të tillë vetë në shtëpi me sheqer e vaj ulliri. Skrabet kozmetike mund të jenë shumë të ashpër për lëkurën tuaj duke jua lënë të acaruar e të skuqur.

-Produkte me bazë alkooli

Përpara se të blini një produkt, sigurohuni të lexoni etiketat ! Shmangni përdorimin e produkteve me bazë alkooli, pasi ky i fundit ka tendencën të acarojë lëkurën duke jua tharë.

-Krem hidratant me bazë kolagjeni

Kolagjeni prodhohet nën lëkurë dhe është e pamundur që lëkura ta përthithë përmes stresës së jashtme të lëkurës. Një krem hidratant me bazë kolagjeni do të ishte thjesht një investim i pavlerë sepse ju nuk do të përfitonit asgjë.

-Sfungjeri

Sfungjeri mund të largojë shtresat e vdekura të lëkurës, por në fytyrë ju nuk duhet ta përdorni kurrë pasi lëkura në këtë zonë është shumë e ndjeshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here