Ka qene djegia e droselit te ndricimit i cili me pas dogji pjesen e tavanit te ashensorit shkaku i zjarrit qe i mori jeten pak jave me pare shtetases 30-vjeçare Drilona Duriçi te Fresku.
Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane ka administruar aktin e ekspertimit mjekoligjor per ekzaminimin e kufomes ku percaktohet se shkaku i vdekjes se shtetases D.D ka qene asfiksia indore (vuajtja e qelizave per oksigjen) si rezultat i mbidozimit me monoksid karboni.
Gjithashtu eshte administruar edhe akti i ekspertimit te zjarrit nga drejtoria e MZSH ku percaktohet se shkaku i renies se zjarrit ka qene djegia e droselit te ndricimit duke djegur pjesen e tavanit.
Njekohesisht kjo lidhje e shkurter ka shkaktuar nxehtesi dhe flake ne te gjithe rrjetin elektrik te linjes monofaze qe ushqen ndricimin e kabines se ashensorit dhe elektromotorrit mbi kabine qe sherben per hapjen dhe mbylljen e portave.
Eshte krijuar dhe vatra e dyte e cila ka qene me e fuqishme dhe me intensitet me te larte flake dhe temperature. Kjo vater me zhvillim te menjehershem, mendohet se ka demtuar hidraulikun e ashensorit duke krijuar rrjedhe vaji.
Nga kqyrja e vendit te ngjarjes arrihet ne konkluzionin se zjarri eshte shkaktuar nga renia ne lidhje te shkurter te droselit te ndricimit te kabines se ashensorit