Home Sport De Biasi: Do te jem “kuqezi” deri ne 2017

De Biasi: Do te jem “kuqezi” deri ne 2017

647
0

de-biasiNjë kualifikim historik për në finalet e Europianit dhe kjo sjell shumë kënaqësi për trajnerin e Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi i cili ishte i ftuar në emisionin “Football Night” të gazetarit Gianluca di Marzio ku foli për këtë arritje.

“Kualifikimi në Europian është gëzimi më i madh në karrierën time. Më të vërtetë një ekpseriencë shumë e bukur. Mendoj se iu kam shpërblyer të gjithë dashurinë që më fali populli shqiptar. Ata janë njerëz të mëdhenj, të cilët në të kaluarën kanë vuajtur shumë. Ata meritojnë që të kenë gëzime të tilla”, u shpreh De Biasi.

“Gjatë festimeve isha në skenë dhe ndieja një kënaqësi të madhe kur shikoja të tjerët që ishin aq të lumtur dhe po festonin. Rinovimi i kontratës? Ajo automatikisht rinovohet deri më 2017. Tani do të diskutojmë disa gjëra, pasi deri më tani kam fituar pak (qesh). Ëndrra për të fituar Europianin? Në futboll kurrë mos thuaj kurrë, por gjëra të tilla vetëm sa na shtojnë presionin”.

1445380162di-biasi

Debati me Manajn: “Bëra një deklaratë në lidhje me të, duke thënë se se ai na telefonon për të shprehur gatishmërinë e tij për të qenë pjesë e projektit tonë. Ai ndihet shqiptar dhe dëshiron që të japë kontributin e tij në Kombëtare dhe kjo gjë më pëlqen. Ndoshta ai e mori në mënyrë të gabuar deklaratën time dhe e gjitha ishte një keqkuptim. A mund të ketë një ftesë? Mendoj se po. Ai duhet të dëshmojë këtë në fushë duke luajtur edhe me Interin.

Më pas, De Biasi jep disa deklarata mbi Kombëtaren italiane dhe Serie A. “Conte është një trajner i madh dhe është duke bërë një punë të madhe. Seria A? Më ka rënë në sy loja e Napolit dhe Fiorentinës. Janë duke bërë një futboll shumë të mirë. Napoli me ardhjen e Sarri-t arriti te gjejë balancin, ndërsa Sousa u përshtat jashtëzakonisht mirë në kampionatin italian. Ai është intelegjent dhe arrin të nxjerr më të mirën nga lojtarët”, përfundoi De Biasi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here