Dave Travel Page: Shqiperia destinacion per 2016-en

0
92

210382Artikujt që shkruajnë për turizmin në Shqipëri kanë qenë të shumtë muajt e fundit, duke e renditur vendin tonë në listën e ndër më të lakuarve për t’u vizituar në vitin 2016.

Së fundmi, një artikull i Dave Briggs, që njihet dhe ka marrë çmime për blogun e tij të udhëtimeve, ka renditur vendin tonë nëdestinacionet e zgjedhura për 2016.

Ne mesin e këtyre shteteve ndodhet edhe fqinjët tanë rajonalë si Maqedonia dhe Kosova, por edhe të tjerë si ishujt grekë, shtete aziatike etj.

“Cilët janë planet tuaja të udhëtimeve në 2016?” e nis artikullin blogeri, ku dhe tregon se për të, vendet që do vizitohen janë ata që nuk i ka vizituar më parë: Shqipëria, Islanda, Maqedonia dhe Kosova.

Briggs në blogun e tij “Dave Travel Pages” tregon se koha kur do vizitojë vendet ballkanike, ndër to edhe Shqipërinë, është janar dhe shkurt.

“ Nuk i kam vizituar këto shtet më parë, ndaj mezi pres t’i shoh si do të jenë. Duke qenë se një pjesë e këtyre shteteve kanë edhe reputacion të keq, duhen vizituar. Të shumtë kanë qenë mediat që kanë shkruar për to ndaj këtë vit duhen parë patjetër”- shkruan Dave në blogun e tij.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here