Home Bota Dasma mbretërore në Monako, ceremonia madhështore

Dasma mbretërore në Monako, ceremonia madhështore

775
0

850 të ftuar u mblodhën në Monako për ceremoninë martesore të Princit Alberti i II dhe ish kampiones së notit Sharlene di Monako.
Pas ceremonisë civile një ditë më parë, diten e sotme çifti kremtoi ritin fetar të martesës. Secili prej tyre tha “po” në ceremoninë, që udhëhiqej nga kryepeshkopi i Monakos, Bernard Barsi, i cili e bekoi martesën e tyre.

Bëhet fjalë për një ceremoni madhështore me 850 të ftuar, në Pallatin Grimalindi, ndërsa 3500 vetë u mblodhën në sheshin e këtij Pallati.
Ceremonia ka nisur në orën 17:00 dhe gjithçka po zhvillohet në një kishë të ndërtuar enkas për këtë eveniment madhështor.

Tashmë kanë zbritur në tapetin e kuq e gjithë familja e Savojës. Lista e të ftuarve përfshin mbretërit e Spanjës, Suedisë, Beligjikës, presidentët e Francës, Islandës, Irlandës, Maltës, Gjermanisë dhe Hungarisë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here