Home Aktualitet DAP percakton rregulloren e re per plotesimin e vendeve te lira te...

DAP percakton rregulloren e re per plotesimin e vendeve te lira te punes

560
0

139439Departamenti i Administratës Publike ka përcaktuar rregulla të reja për plotësimin e vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvisjes paralele dhe të ngritjes në detyrë.

Sipas udhëzimit të ndryshuar më 18 shtator, për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë ekzekutive, atë të ulët dhe të mesme drejtuese, fillimisht organizohet procedura e lëvizjes paralele.

Nëse në përfundim të kësaj procedure nuk ka të emëruar në pozicionet e lira të shpallura, atëherë organizohet procedura e konkurrimit të hapur për kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese.

“Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit që ka vendin vakant, verifikon kandidatët që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e veçanta, të cilat përcaktohen në shpalljen e konkurimit dhe përgatit listën e kandidatëve të kualifikuar, jo më vonë se 5 ditë pune nga data e fundit e dorëzimit të dokumenteve”, përcakton udhëzimi i DAP .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here