Home ShowBiz Dancing With the Stars, Dioni: “Ja pse me larguan pa paralajmerim”

Dancing With the Stars, Dioni: “Ja pse me larguan pa paralajmerim”

758
0

dion-gjinika-ronela-hajatiKëtë herë kishte përballë një tjetër sfidë, atë me këngëtaren e njohur Ronela Hajati, me të cilën kishin përfunduar përgatitjet e fundit për t’u shfaqur në publik me performanca të jashtëzakonshme. Por e gjithë kjo punë u është ndërprerë në gjysmë pa ndonjë arsye. Dion Gjinika, balerini profesionist që për disa edicione me radhë ka kërcyer në garën e “Dancing with the stars”, vjen në një rrëfim për ‘’Panorama plus’’, duke zbuluar arsyet e largimit nga kjo garë vetëm një ditë para se të fillojë sfida.

Dion, ti je balerin shumë i suksesshëm, këtë e ke dëshmuar edhe në garën e kërcimit. Si ndodhi që në momentin e fundit u largove?
Produksioni kishte vendosur të bënte prova në Kombinat në orën 5:00. Pothuajse të gjithë balerinët dhe disa VIP-a ishin në skenën ku do zhvillohej spektakli. Skena nuk ishte e përshtatshme për të bërë prova, pasi nuk i kishte kushtet për të punuar. Duke qenë se nuk mund të zhvillonim provat, na thanë që të largoheshim (produksioni) dhe të gjithë ikëm të mërzitur që nuk zhvilluam provat as në skenën e “DWS” e as në studio. Të gjithë u larguan nga skena dhe vazhdoi secili me angazhimet e veta. Në orën 7:30 më marrin në telefon dhe më thonë se do bëjmë prova dhe se skena është bërë gati. I thashë që nuk është e mundur se jam me familjen. Më thanë: “Lëri dhe hajde se do bëjmë prova!” Nuk mund të shkoja se isha me familjen time. Më lanë përgjysmë bisedën duke ma mbyllur telefonin teksa flisja, por sërish mendova se nuk do kishte ndonjë gjë për t’u shqetësuar.

Në fakt, u largove vetë apo të larguan drejtuesit?
Nuk u largova unë, por më larguan ata pa ma komunikuar. Më lajmëroi koreografi po atë natë se nuk isha më pjesë e DWS. Nuk ndihem fare fajtor në raport me produksionin, nuk u largova unë, më larguan ata, jo vetëm mua, por edhe kolegët e mi.

Ju është prerë në gjysmë gjithë kjo punë, ushtrime, lodhje e prova që keni bërë, si ndihesh?
Katër vite si profesionist në “DWS”, gjithë ai përkushtim, investim, lodhje, sakrificë, djersë u shpërblye në këtë mënyrë.

Të vjen keq për faktin se do kërceje me Ronelën, ndien keqardhje edhe ajo?
Më vjen shumë keq që puna dhe përkushtimi i Ronelës dhe i imi nuk arriti të paraqitet para publikut. Ajo ditën e fundit në prova ka marrë pëlqimin e pothuajse të gjithë balerinëve që e kanë parë. Ronela më ka impresionuar shumë në prova dhe mendoja se në këtë edicion nuk do kishte rivale.

Edicionin e kaluar ishe fitues i spektaklit, ishin të kënaqur me këtë organizatorët?
Nuk kam marrë komente nga ana e tyre, përveç urimeve të rastit.

Ke pasur probleme të ngjashme edhe më herët?
Nuk kam pasur probleme të tilla asnjëherë as me këtë produksion e as me të tjerë që kam bashkëpunuar.

Ka qenë ana financiare që ju bëri të largoheshit?
Nuk ka të bëjë fare ana financiare në këtë largim.

Nuk do riktheheshe?
Anglezët kanë një shprehje ‘’Kurrë mos thuaj kurrë’’.

Po para se të fillonit, keni nënshkruar kontratë që i obligon të dyja palët t’i përmbahen asaj?
Vitet e tjera kemi pasur kontratë, këtë vit nuk e kishim nënshkruar deri në momentin që ndodhi kjo, sepse edhe vitet e tjera nuk janë nënshkruar që në fillim, duke qenë se kishim krijuar një marrëdhënie besimi mes nesh.

Dhe si do vazhdojë ky rast apo ka përfunduar me kaq?
Ky rast nga ana ime ka përfunduar me kaq, por pres që financiarisht të marr pjesën që më takon.

Përveç punës si balerin, me çfarë merresh tjetër?
Vetëm me kërcim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here