Home Sport Dallku: “Fitore për Shqipërinë dhe Kosovën”

Dallku: “Fitore për Shqipërinë dhe Kosovën”

1434
0

Edhe pse është 27 vjeç Armend Dallku, me 38 ndeshjet e tij me Kombëtaren (1 gol kundër Maltës) mund të konsiderohet një nga veteranët e Kombëtares sonë dhe një nga pikat më të forta të mbrojtjes kuqezi.

I zbuluar nga ish-trajneri gjerman Hans-Peter Brigel në vitin 2005 (ndeshja e tij e parë është ajo kundër Ukrainës), kosovari që luan prej gjashtë sezonesh në Ukrainë me Vorskla Poltavën është shumë i rëndësishëm për trajnerin Josip Kuzhe në planet e këtij të fundit jo vetëm për miqësoren e radhës kundër Uzbekistanit, por për të dhjetë ndeshjet e fushatës kualifikuese të Kampionatit Europian 2012.

“Mendojmë se na shërben shume kjo ndeshje duke pasur parasysh që kemi pak probleme rreth ekipit. Është një ndeshje e rëndësishme si për trajnerin dhe për ne, ku dihet se është ndeshja e fundit para eliminatoreve”, – tha gjatë konferencës për shtyp Armend Dallku, një nga pesë lojtarët kosovarë të thirrur për miqësoren kundër Uzbekistanit, së bashku edhe dy portierët Arjan Beqaj e Samir Ujkani, mbrojtësin Debatik Curri dhe mesfushorin Lorik Cana.

Ndeshja do të luhet në “Niko Dovana”, pikërisht në kulmin e pushimeve verore, kohë kur bregdeti shqiptar frekuentohet nga pushues të shumtë nga Kosova.

“Ata e dinë dhe e kanë atë ndjesi për të qenë pranë Kombëtares. Besoj se do të jenë në një numër të madh dhe ne në fushë japim maksimumin”, – tha Dallku, i cili e ka nisur karrierën e tij futbollistike te Kosova Vushtri, përpara se të kalonte te Prishtina.

Testi kundër Uzbekistanit i jep fund përgatitjeve të gjata të Shqipërisë përpara se të nisë fushatën e vështirë kualifikuese të Euro 2012-s, ku kuqezinjtë bëjnë pjesë në grupin D së bashku edhe me Francën, Rumaninë, Bosnjë-Herzegovinën, Bjellorusinë dhe Luksemburgun modest.

Shqipëria ka zhvilluar tri ndeshje miqësore këtë vit, duke i fituar që të tria me të njëjtin rezultat 1-0: kundër Irlandës së Veriut (gol i Skelës), Malit të Zi (gol i Salihit) dhe Andorrës (gol i Salihit).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here