Home Sport Cristian Panucci pranë kombëtares shqiptare

Cristian Panucci pranë kombëtares shqiptare

1593
0

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka pritet të vendosë këtë javë për trajnerin e ri të kombëtares. Në listën e tij janë Giancarlo Camolese, Ëalther Zenga, Clarence Seedorf dhe Cristian Panucci.

Gjatë kësaj jave është mësuar se Duka do të takojë Panuccin, i cili duket edhe favoriti për të pasuar Gianni De Biasin.

Ende e paqartë se kur dhe ku, por mendohet se pas këtij takimi, ai të vendosë për teknikun që do të pasojë De Biasin në pankinën kuqezi të cilin për procedurë do t’ia paraqesë edhe komitetit ekzekutiv. Një mbledhje e këtij organi të FSHF është parashikuar këtë të hënë.

Cristian Panucci aktualisht nuk drejton ndonjë ekip, por punon si analist në studiot sportive të Mediaset.

Kushti i parë i Armand Dukës për trajnerin e ri është kualifikimi në europianin e ardhshëm.

Sa i përket termave të kontratës çdo gjë tjetër është e negociueshme.

Duke qenë se Duke preferon një emër të madh në krye të kombëtares, nuk përjashtohet edhe insistimi i tij per Clarence Seedorf. Nëse palët do të bien dakord, mund te jete holandezi ai qe do të veshë uniformën kuqezi.

Por kur bëhet fjalë për negociata, asgjë nuk është e sigurt deri kur të hidhen firmat mbi kontratë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here