Home Eduard Zaloshnja Ç’po ndodh me investimet private?

Ç’po ndodh me investimet private?

856
1

investimeNë 10 muajt e parë të këtij viti, shpenzimet e buxhetit të shtetit për investime kapitale ishin rreth 180 mijë dollarë më të ulta se ato të së njëjtës periudhe të një viti më parë. Por a e kanë mbushur këtë boshllëk shpenzimet private për investime? Kjo pyetje bëhet sidomos e rëndësishme prej faktit se, nga Thesari i Shtetit, u janë dhënë bizneseve rreth 260 milionë dollarë, për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura që qeveria e mëparshme kishte ndaj tyre.

Ndërkohë që shoqatat e bizneseve nuk japin të dhëna të përmbledhura që do të tregonin drejtpërdrejt nëse investimet private janë rritur, krahasuar me një vit më parë, të dhënat e INSTAT-it mbi importet japin një mundësi të tërthortë për këtë krahasim.

Kështu, vlera e importeve në 10 muajt e parë të këtij viti u rrit 9%, krahasuar me një vit më parë. Ndër grupet e mallrave që kontribuan më shumë në këtë rritje, ishin “Makineri, pajisje e pjesë këmbimi” (rritja 13%) dhe “Materiale ndërtimi e metale” (rritja 10%). Së bashku, këto dy grupe sollën mbi 1/3 e rritjes së përgjithshme prej 9% të importeve. Në vlerë, rritja e tyre ishte rreth 150 milion dollarë.

Duke presupozuar se raporti i komponentit të brendshëm me të jashtmin (nga importi) në shpenzimet për investime është 25%-75%, mund të abstragohet se janë shpenzuar për investime private të paktën 200 milionë dollarë më shumë se një vit më parë. Gjë që tregon se rritja e investimeve private e ka balancuar uljen e investimeve publike prej 180 milion dollarësh. Gjithashtu, kjo rritje e investimeve private shpiegon në një farë mënyre faktin pse 260 milionët që Thesari i Shtetit u dha bizneseve për borxhet që u kishte qeveria e mëparshme, nuk shkuan për të shlyer kreditë e tyre bankare.

1 COMMENT

  1. Shteti i tanishem, po t mos jete i perfshire me indivit, ne keto afera korruptive, te marre masa per poshtersinat e t' mos rrine partite qe nderrohen si breket te akuzojne njera-tjetren per mangesi ne zbatimin e ligjit, ashtu si po ben sot pozita e E. Rames tuj akuzue qeverine qe asht dorzue pa kushte. Eleminoni tasht sa nuk asht vone, se neser do t' ju kthehen kunder, ashtu si Emiliano Shullazi qe dikur e perdorte PD-ja per te prishur mitingjet e PS-se. Eleminoni banditet, shkelesit e ligjit ne emberion. Asgje te mire nuk keni me pas prej banditeve qe nderrojne xhaketat simbas pushtetarëve. Zhdukni!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here