HYRJE Shkence Cmimi Nobel i Shendetesise, fitues 3 shkencetare

Cmimi Nobel i Shendetesise, fitues 3 shkencetare

0
35

Tre shkencëtarët që zbuluan sesi e tregon trupi ynë kohën janë fituesit e Nobelit të sivjetshëm të Fiziologjisë apo Mjekësisë.

Ora biologjike e trupit, e njohur ndryshe si ritmi cirkadian, është arsyeja përse duam të flemë natën, por ajo konsiderohet edhe përgjegjësja e ndryshimeve të jashtëzakonshme të sjelljes dhe funksionimit të organizmit.

Ky lloj cikli i brendshëm rregullon ndryshimet fizike dhe mendore që ndodhin brenda 24 orëve. Çmimin do ta ndajnë mes tyre 3 shkencëtarë amerikanë: Jeffrey Hall, Michael Rosbash dhe Michael Young. Në argumentin e Komitetit të Nobelit sqarohet se, ky zbulim ka një shtrirje të gjerë mbi shëndetësinë dhe mirëqenien tonë.

“Instituti i Nobelit vendosi t’ia japë çmimin e këtij viti zotërinjve Jeffrey C. Hall, Michael Rosbash dhe Michael W. Young, për zbulimin e mekanizimit molekular që kontrollon ritmin cirkadian. Laureatët e këtij viti e kanë studiuar këtë problem themelor dhe e zgjidhën misterin e orës sonë të brendshme dhe mënyrës sesi ajo ndikon në luhatjet, si ditën, ashtu edhe natën, me qëllim rregullimin e sjelljes dhe psikologjisë sonë”, tha Thomas Perlmann, sekretar i Komitetit të Nobelit.

Zbulimi tregoi se ka një orë biologjike që rreh në pothuajse çdo qelizë të trupit njerëzor, ashtu si edhe te bimët, kafshët dhe kërpudhat. Humori ynë, niveli i hormoneve, temperatura e trupit dhe metabolizmi, lëvizin që të gjitha sipas një ritmi ditor. Edhe rreziku i një ataku kardiak te njerëzit është më i lartë në mëngjes, kur trupi bën gati motorët për fillimin e një dite të re.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here