Home Kulture Çifti Trump drejt ndarjes? Melania e inatosur i shtyn dorën presidentit amerikan

Çifti Trump drejt ndarjes? Melania e inatosur i shtyn dorën presidentit amerikan

15769
0

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte, kanë mbërritur në Shtëpinë e Bardhë ku i priste Donald Trump dhe zonja e parë e SHBA-ve.
Dhe në ceremoninë e mikpritjes, ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ka qenë pikërisht Melania Trump, ose në saktë kapelja e saj e madhe e bardhë.
Si Brigitte ashtu dhe Melania ishin veshur të dyja me kostume ngjyrë të bardhë në nuanca dhe materiale të ndryshme, por njerëzit janë marrë me gruan e liderit amerikan.
Por ajo që i shpëtoi syrit të medias ishte marrëdhënia e tensionuar mes Donald Trump dhe bashkëshortes së tij. Trump është përpjekur që t’i kapë dorën e të dalin në foto si një çift perfekt, por siç mund të shihni edhe nga kjo foto, Melania nuk ka pranuar dhe ka tërhequr dorën. Duket se skandalet seksuale të publikuara kohët e fundit kanë filluar të japin efektin e tyre edhe në çiftin më të njohur presidencial në botë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here