Home Sport Christian Panucci merr drejtimin e ekipit kombetar

Christian Panucci merr drejtimin e ekipit kombetar

1589
0

Tashme edhe zyrtarisht skuadra kombetare e futbollit e ka trajnerin e saj: Christian Panucci ulet zyrtarisht në stolin kuqezi. Trajneri italian ishte zgjedhja e presidentit Duka pas nje serie te gjate konsultimesh e bisedash. Perpara se gjithash ne hapjen e ceremonise se prezantimit, president Duka percolli nje falenderim per kandidatet e tjere per kete detyre: De Canio, Sedorf, Zenga e Malesani duke vleresuar predispozicionin e duhur per te punuar me kombetaren shqiptare.

Kreu i federatës Armand Duka beson se Panucci është njeriu i duhur për ta kualifikuar Shqipërinë në Euro 2020.

“Ishte një proces i zgjatur në kohë, për faktin se nuk ka qënë një vendim i lehtë. Falendrojmë të gjithë kandidatën për stolin e kombëtares, duke filluar që nga De Canio, Zenga, Sedorf, Malezani. Besoj se kemi marrë vendimin më të mirë. Një nga emrat më të rëndësishëm të futbollit italian dhe botëror. Jam shumë i bindur se kemi bërë zgjedhjen e duhur me të gjitha karakteristikat që ka trjaneri. Jam i bindur se bashke me stafin dhe ne të tjerët do të mundohemi te jëmi pjesë e Euro 2020.”

Nderkaq, nga ana e tij, trajneri Panucci, pas firmes ne kontrate do te thoshte: Falenderoj presidentin Duka për mundësinë që më dha, por mbi të gjitha kjo është një përgjegjesi shumë e madhe për mua. Kemi një skuadër shumë të mirë. Kur të ketë mbaruar ekperienca ime shpresoj ti kemi dhënë dicka skaudrës. Kemi katër ndeshje të rëndësishme, kualifikimi në botëror është thuajse i pamundur por të shohim. Mezi pres të filloj punën sa më shpejt në këtë vend që po rritet shumë shpejt në aspektin futbollistik. Ishte shumë e thjeshtë për mua ta pranoja rolin e trajerit të Shqipërisë. Kërkoja dicka serioze për të nisur karrierën time. Objektivi i vetëm është Euro 2020″. Gianni De Biasi ka bërë një punë të jashtëzaknshme. Eshtë e drejtë ta vlerësosh këtë gjë dhe të jesh mirënjohës.

Ai ka shkruar historinë për Shqipërinë por tani nis një kapitull i ri dhe unë do të kërkoj të arrij dicka të rëndësishme. Do të përpiqem të shkruaj një tjetër histori me këtë skuadër. Grupi që ka ndërtuar De Biasi dhe arritjet e këtij grupi e kanë ngritur Shqipërinë në një nivel shumë të lartë. Nëse ka lojtarë të talentuar dhe të zotët do të luajnë në Kombëtare. Sikundër kam diskutuar me presidentin, nëse do të ketë lojtarë të mirë për ekipin Kombëtar, dera do të jetë e hapur”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here