Home Shendetesi Çfarë janë gurët në tëmth, pse shkaktohen dhe si ti kurojmë

Çfarë janë gurët në tëmth, pse shkaktohen dhe si ti kurojmë

1050
0

Formimi i gurëve në tëmth shkaktohet zakonisht nga një tepri e madhe e kolesterolit në lëngun e tëmthit. Kur njeriu, p.sh., gjatë natës nuk ushqehet, lëngu (vreri) qëndron në qetësi në tëmth. Atëherë kolesteroli kristalizohet dhe pastaj formon gurë të ngjashëm me gurët e vegjël. Gurët e tëmthit (litiaze biliare) janë një sëmundje e përhapur në Shqipëri, ashtu si dhe gurët e veshkave. Në Francë, 40 për qind e popullsisë mbi 60 vjeç dhe veçanërisht gratë vuajnë më shumë nga kjo sëmundje. Obeziteti dhe diabeti, ose mungesa e veprimtarisë sportive, e shtojnë këtë mundësi. Nga pikëpamja anatomike fshikëza e tëmthit është një organ me gjatësi prej rreth 10 cm i gjatë dhe përmban rreth 50 ml vrer në një ngjyrë jeshile. Nga jashtë fshikëza e tëmthit mbulohet nga një membranë e hollë e vendosur poshtëë mëlçisë, dhe që quhet peritoneum. Përgjithësisht njihen 3 lloje gurësh: kolesterinikë (që përbëhen nga kolesteroli); pigmentare (që përbëhen nga polimeret e bilirubinës) dhe gurët e përzierë, që janë ata të zakonshmit. Sigurisht, shkak është se me e kalimin e moshës, rritet përqindja e kolesterolit në gjak. Jeta bëhet me sedentare, pra më më pak lëvizje.
Kur duhet operuar?
Shumica e gurëve të tëmthit, shpesh të një dimensioni të vogël, nuk japin asnjë shenjë apo simptomë. Pra është e panevojshme t’i heqësh. Por kur ata sjellin dhimbje, duhet menduar për t’i hequr. Në fakt këto dhimbje shpesh pasohen me komplikacione të rënda. Gurët bllokojnë tëmthin ose kanalet që e çojnë në zorrë, duke sjellë kështu një kolike hepatike (dhimbje e fortë e mëlçisë, kur guri bllokon daljen e tëmthit, zakonisht pas një ushqimi tepër të yndyrshëm), një kolecistit të fortë (si pasojë e infeksionit të pareteve të fshikëzës së tëmthit), angiokolit (me ethe gjer në 39° – 40° që mund të çojë dhe në septicemi, infeksion i përgjithshëm në gjak), apo një pankreatit (inflamacion të pankreasit).
Efekti i ilaçeve
Trajtimi me ilaçe u rekomandohet pacientëve në fazën kur akoma nuk mendohet për operacion, veçanërisht tek të moshuarit. Por megjithatë gjysma e pacientëve të trajtuar kështu kanë patur përsëritje të gurëve, madje dhe komplikacione. Për këtë arsye në shumicën e rasteve kirurgjia është mjeti më i mirë për t’u shëruar. Por ka raste që në disa pacientë përdoren dhe rrezet lazer. Kjo ka të bëjë me heqjen e gjithë fshikëzës së tëmthit dhe jo vetëm të gurëve. Në shumicën e rasteve, operacioni zgjat 3 orë, duke praktikuar laparoskopinë: një kirurg bën 4 prerje për të lejuar kalimin e mikroinstrumenteve. Ndërhyrja fillon me një fryrje të barkut me gaz, që të ngrihet pareti i barkut, në mënyrë që instrumentet brenda të punojnë pa vështirësi. Pas operacionit gazi thithet dhe hiqet nga barku. Me laparoskopi apo me hapje klasike, anestezia është gjithnjë e përgjithshme.
Pas operacionit
Pas laparoskopisë, qëndrimi në spital zgjat 48-72 orë. Që të nesërmen pacienti mund të hajë. Dhimbjet lehtësohen pas 3 ditësh. Në shpatulla ndihet një dhimbje e lehtë pas futjes së gazit në bark. Një javë pas operacionit, pacienti fillon një veprimtari normale. Por, një regjim ushqimor është i nevojshëm në këto raste. Në ½ e rasteve, operacioni pasohet me një lloj diarreje. Përsëritja e krijimit të gurëve mund të ndodhë në 1/100 e rasteve. Vreri është një lëng që fabrikohet nga mëlçia. Përmes tij eliminohen substancat toksike si kolesteroli, etj. Vreri luan rol të rëndësishëm në tretjen e yndyrnave në zorrë. Fshikëza e tëmthit është një qeskë e vogël në rrugën që përshkon vreri midis mëlçisë dhe zorrës. Ajo depoziton vrerin gjatë kohës së qetësisë dhe e çliron atë gjatë ngrënies.

Paketë këshillash

1- Për përgatitjen e çajit të rigonit është mirë të përdoret bima e njomë e rigonit
2- Edhe gjethet e thara në hije të bimës shërbejnë për kurimin e sëmundjeve
3- Në rastet kur keni probleme me tretjen, pini një gotë me çajin e bimës
4- Përdoreni erëzën në ushqime. Përveç shijes së mirë, parandalon sëmundjet
5- Përdorni sa më pak ushqime të skuqura dhe kripë
6- Pini sa më shumë lëngje dhe ujë natyral

Edhe bebet me tëmth të sëmurë

Në raste të rralla fëmija lind me një të metë në rrugët e tëmthit. Këto janë të mbyllura dhe kështu tëmthi nuk ka mundësi të lirohet e të kalojë nga mëlçia deri në zorrë. Në këto raste ngjyra e verdhë bëhet më e theksuar me kalimin e ditëve dhe të javëve. Kjo lloj verdhëze nuk ka mjekim. Rrallë, me anë të ndërhyrjes kirurgjikale mund të hapen rrugët e kalimit të tëmthit. Në Francë, 40 për qind e popullsisë mbi 60 vjeç dhe veçanërisht gratë vuajnë më shumë nga kjo sëmundje. Obeziteti dhe diabeti, ose mungesa e veprimtarisë sportive, e shtojnë këtë mundësi. Nga pikëpamja anatomike fshikëza e tëmthit është një organ me gjatësi prej rreth 10 cm i gjatë dhe përmban rreth 50 ml vrer në një ngjyrë jeshile. Nga jashtë fshikëza e tëmthit mbulohet nga një membranë e hollë e vendosur poshtëë mëlçisë, dhe që quhet peritoneum. Përgjithësisht njihen 3 lloje gurësh: kolesterinike (që përbëhen nga kolesteroli); pigmentare (që përbëhen nga polimeret e bilirubinës) dhe gurët e përzier, që janë ata të zakonshmit.

Rigoni dhe vetitë e tij

Vetitë e rigonit në kurimin e sëmundjeve e kanë bazën te përbërësit e tij. Kjo bimë është e pasur me vaj kariofilenë, timolo, karvarkrolo dhe terpininë. Janë pikërisht këta komponentë që i japin bimës vlera. Për përgatitjen e çajit të rigonit nevojitet një litër ujë i ftohtë dhe në të vendosen 40 gramë nga bima në lulëzim. Zihen për 10 minuta, më pas kullohet lëngu dhe pihet i pa ëmbëlsuar. Pjesa që ndihmon në kurimin e sëmundjeve është e gjithë bima, por mund të përdoren edhe gjethet e saj, të mbledhura gjatë kohës së lulëzimit nga qershori deri në shtator. Gjethet të jenë tharë në mjedis të mbyllur dhe të jenë grimcuar, pasi në këtë mënyrë vlerat e bimës nuk humbasin. Gjatë mbledhjes duhet pasur kujdes, pasi bima rritet e fshehur mes ferrave dhe pyjeve. Bima aromatike shpesh është me nuancë të kuqe të dobët. Gjethet i ka të holla dhe në formë vezake. Kërcelli i rigonit ka gjithmonë ngjyrë të gjelbër. Bima lulëzon nga muaji qershor deri në shtator dhe ka një lartësi deri në 15 centimetra. Gjendet në ferra e pyje.

Rekomandimet e specialistëve

Për të gjithë specialistët e shëndetësisë, gurët në tëmtha janë një problem jo shumë i rëndë. Sipas tyre kjo sëmundje nuk rrezikon jetën e njerëzve dhe mbi të gjitha nuk është e trashëgueshme. Kujdes duhet të tregohet në mënyrë të veçantë me përdorimin e ushqimeve që kanë sa më pak kripë, përdorimi i sa më shumë litrave ujë si dhe evitimi i gjërave të skuqura. Për të sëmurët që vuajnë nga gurët në tëmth, mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e 2 deri 3 gotave në ditë të këtij çaji. Mjekët këshillojnë që një gotë të pihet herët në mëngjes, kur nuk keni ngrënë ende mëngjes, pasi jep efekte të jashtëzakonshme në shkrirjen e gurëve. Gjithashtu rigoni është mjaft i mirë edhe për parandalimin e sëmundjeve të mëlçisë. Të sëmurët nga mëlçia duhet të pinë çdo mëngjes dhe mbrëmje çaj rigoni të pa ëmbëlsuar. Shumë shpejt do të shohin efektet pozitive që ai jep.

Pse shkaktohen gurët në tëmth

Tëmthi jep dhimbje tipikisht në hipokondrin e djathtë, poshtëë brinjëve. Ndonjëherë, sipas specialistëve kur irritohet pjesa e diafragmës që ka kontakt me tëmthin, dhimbja ndihet edhe në shpatullën e djathtë (diafragma inervohet nga nervat c3-c4-c5, ashtu si dhe shpatulla). Dhimbja e pankreasit dhe dhimbja e tëmthit mund të jenë të lidhura me njëra-tjetrën, zakonisht nga ngecja e ndonjë guri në “common bile duet” (ductus choledocus communis). Guri në tëmth mund të japë dhimbje (ose mund të shfaqë mbindjesi) në segmentin midis brinjës së VII dhe IX që nga stërnumi deri në shtyllën kurrizore (columna vertebralis). Kurse inflamacioni i tëmthit rrezatohet në shpatullën e djathtë dhe membrana mbështjellëse e tëmthit inerviohet nga nervi diafragmatik ose frenik i djathtë duke bërë që dhimbja të përqendrohet në shpatullën e djathtë dhe sidomos në anën e djathtë të diafragmës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here