63 vizitore online

Hyrje » Politke

Sequi-Topi, në fokus situata politike

Presidenti i Republikës Bamir Topi, po zhvillon sot një takim pune në zyrën e tij me Kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi, ndërsa po shkëmbejnë mendime, lidhur me situatën paszgjedhore të krijuar në Shqipëri. Vetëm dy ditë më parë, trojka e ambasadorëve të SHBA, BE, dhe OSBE dhanë një deklaratë të përbashkët për situatën politike në Shqipëri,... 

Drejtoret e bashkise japin doreheqjen

Java që sapo mbaroi ishte e fundit e administratës Rama ndërsa dita e hënë duket se do të shënojë hyrjen e Lulzim Bashës në korridoret e bashkisë. Zyra e kryebashkiakut është gati, e pastruar nga orenditë personale të vjetra dhe në pritje të atyre të reja. Por detyra e parë e kryebashkiakut të ri duket se do të jetë firmosja e një numri të madh shkresash që gjenden në tryezën... 

Gjykata “njeh” Bashën si kreun e ri të Bashkisë Tiranë

Gjykata e Tiranës ka miratuar vërtetimin që përcakton Lulzim Bashën si kryetarin e ri të Bashkisë Tiranë. Basha, i shpallur si fitues i zgjedhjeve lokale të 8 majit depozitoi dy ditë më parë kërkesën për njohjen e vendimit që e përcakton atë si kreun e ri të bashkisë së kryeqytetit. Elbana Lluri, e cila mori në shqyrtim kërkesën e avokatit të Bashës, për njohjen e vendimit... 

Kuvendi miraton ligjin për ndërtimin e Parlamentit të ri

Kuvendi ka miratuar me 72 votat e mazhorancës projektligjin “Për ndërtimin e kompleksit parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë”. Projektligji i shqyrtuar pa praninë e deputetëve të opozitës i jep Kuvendit të drejtën e të qenit enti prokurues i firmës fituese të punimeve që do ta shndërrojnë Piramidën në kompleksin e ri parlamentar. Vendimi për ngritjen e Kuvendit të ri është... 

Arvizu: Imuniteti, pengesë për hetimin e zyrtarëve

Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu ka kërkuar sërish ndryshimin e legjislacionit shqiptar për sa i përket kufizimit të imunitetit për zyrtarët e lartë. Duke folur në ceremoninë e organizuar me rastin e përfundimit të “Programit të Sfidës së Mijëvjeçarit”, ambasadori Arvizu theksoi se çdo person duhet të hetohet, por sipas tij imuniteti pengon hetimet e zyrtarëve... 

Videoja, gjykata rrëzon kërkesën e Metës

Kolegji Penal, pas më shumë se katër orësh ka dalë me një vendim të ndërmjetëm ndaj ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta, për video-përgjimin e bërë nga ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti. Kolegji me relator Ardian Dvorani vendosi që Meta do t’i nënshtrohet gjykimit normal, pra që mos të mbyllet çështja me procedurë. Gjatë këkesave paraprake ka pasur dy kërkesa të... 

Miratohet ligji për regjistrimin, gjobë deklaruesve të rremë

Kuvendi miratoi sot me 71 vota pro dhe dy abstenim ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe banesave. Abstenimet i përkisnin deputetëve të PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, të cilët kishin paraqitur tre amendamente, prej të cilëve dy u miratuan dhe i treti u rrëzua. Amendamentet e miratuara të PDIU-së patën rëndësi për shkak se, pavarësisht detyrimit për t’iu përgjigjur... 

Kolegji vendos sot fatin e zgjedhjeve të 8 majit

Kolegji Zgjedhor nisi mbledhjen për shqyrtimin e kërkesës së fundit ankimore të Partisë Socialiste. Në këtë kërkesë të PS-s kundërshtohet vendimi i KQZ-së i cili shpalli fitues kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” Lulzim Basha dhe shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në 284 qendra votimi. Në këtë ankimim prej 20 faqesh PS-ja listoi provat e manipulimit të... 

Shqipëria merr presidencën e rradhës së PABSEC

Shqipëria ka marrë presidencën e rradhës së Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të vendeve të Detit të Zi që njihet si PABSEC. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila ishte në Kiev për kalimin e presidencës tha se, “për mua ështe një privilegj i veçantë që Shqipëria merr presidencën dhe unë do të jem presidente e asamblesë së PABSEC” Topalli e vlerësoi... 

Video, Meta dorëzon sot kërkesën në Gjykatën e Lartë

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta pritet të dorëzojë sot në Gjykatën e Lartë kërkesën për mos pushimin e çështjes së “video-përgjimit” por hetimet të zhvillohen në mënyrë të plotë. Kërkesa pritet të dorëzohet sot në orën 10:00 nga dy avokatët e kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim ndërsa theksohet se Meta heq dorë nga kërkesa për pavlefshmërinë...