Hyrje » Politke
Topalli: Partia Socialiste është një celulë anti- evropiane
Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli tha sot se lidershipi i Partise Socialiste është kthyer në një celulë anti- evropiane. Gjatë një intervistë të gjatë dhënë për Radion Evropa e Lirë, Topalli flet për raport progresin e komisionit Evropian, bojkotin e opozitës, dialogun politik, presidentin Bamir Topi, e shumë çështje të tjera.
Më poshtë intervista e plotë e Topallit dhënë...
Topi: Politika shqiptare të reflektojë
Presidenti i vendit Bamir Topi gjatë një takimi me Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Cemil Çiçek kërkoi nga klasa politike shqiptare që të reflektojë, duke vendosur si prioritare në agjendën politike interesat madhore të qytetarëve shqiptarë, sot e për të ardhmen.
“Një klimë e qetësuar dhe e stabilizuar politike në vend, po ashtu dhe një bashkëveprim dhe...
Komisioni i Venecias diskuton për Shqipërinë
Komisioni i Venecias do të diskutojë javën që vjen për problemet zgjedhorë në Shqipëri, në funksion të përgatitjes së një opinioni për përmirësimet që duhen bërë në kodin elektoral.
Këshilli për Zgjedhje Demokratike, një strukture brenda komisionit, do të informohet më 13 tetor për punën e bërë deri më tani lidhur me këtë çështje.
Në faqën zyrtare të Komisionit...
Fletët e votimit, KQZ vendos nesër për djegien e tyre
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të përcaktojë ditën e nesërme datën dhe fondin për djegien fletëve të votimit të zgjedhjeve të 8 majit.
Në mbledhjen e orës 10:00, KQZ pritet të shqyrtojë projektvendimin “Për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore, i cili kërkon vetëm 4 vota për t`u miratuar. Projektvendimi përcakton pastrimin e kutive të materialeve...
Opozita propozon paktin me 10 pika: Për Shqipërinë si gjithë Europa
Opozita i propozon mazhorancës një marrëveshje me 10 pika, nëpërmjet të cilës synohet bashkëpunimi dypalësh për përshpejtimin e procesit të integrimit të vendit në BE. Duke theksuar rolin e pazëvendësueshëm të opozitës, lideri i saj, Edi Rama u shpreh se të gjitha kërkesat e saj janë në përputhje me standardet dhe kërkesat e Bashkimit Europian. Duke folur para mediave menjëherë...
Berisha: Mosvotimi i ligjeve nga opozita problem për integrimin
Kryeministri Berisha ka deklaruar mosvotimi i ligjeve nga ana e opozitës në Kuvend mbetet ende një problem për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Në një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kryeministri Berisha theksoi se opozita do ta përdor pushtetin e saj për t`i bllokuar ligjet dhe kjo sipas tij është një...
Papandreu, Merkel dhe Sarkozi, diskutojnë për krizën e borxheve
Zyrtarët më të lartë të Greqisë, Francës dhe Gjermanisë, ditën e sotme do të mbajnë një takim për të diskutuar për krizën e borxheve të Eurozonës.
Në këtë kuadër, kryeministri grek, George Papandreu, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Nikolas Sarkozi, do mbajnë një konferencë telefonike.
Në Strasburg, kryetari i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso,...
Nis seanca parlamentare, Ruçi: “Bëmë palo zgjedhje!”, Berisha: “Ishim transparent.”
Në fjalën e tij, kryeministri Sali Berisha u ndal në zgjedhjet e majit ku sipas tij socialistët humbjet i konsideronin si fitore. Berisha tha se shfaqja e votave gjatë numërimit në ekran është një transparencë e madhe. “Ne i dhamë mundësi shqiptarëve të shohin votat në ekran një për një. Kjo ka ndodhur në Florida 10 vite më parë, në vendin me demokracinë më të madhe.”,...
Kabllogramët, Berisha: Pasqyrë e shtypit shqiptar
Qeveria do të pranojë çdo propozim kontruktiv nga opozita dhe do të shqyrtojë me seriozitet të madh çdo propozim të saj. Kështu i është përgjigjur kryeministri Sali Berisha pyetjeve të gazetarëve për hyrjen e opozitës të hënën në Parlament gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin e Hondurasit Porfirio Lobo Sosa. Sipas tij bashkëpunimi me opozitën është...
Wikileaks, krimet e komunizmit, Berisha, ish-komunist hesht për hapjen e arkivave
Qeveria nuk i ka mjetet financiare për të kompensuar ish-të përndjekurit politikë dhe të llogarisë dëmin e madh që ka shkaktuar regjimi komunist. Kjo do të kërkonte hapjen e arkivave të shtetti të cilat pa dyshim deri tani kanë mbetur të mbyllura dhe pak gjasa ka që të hapen ndonjëherë nga prezenca ish-komuniste, përfshirë këtu dhe kryeministrin dhe klasën politike shqiptare....




