68 vizitore online

Hyrje » Politke

Berisha:Të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë janë përmirësuar

Kryeministri shqiptar, Sali Berisha është shprehur i kënaqur me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. Pas një takimi me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti ai tha se, pas luftës së vitit 2001 të drejtat e shqiptarëve janë përmirësuar dukshëm në Maqedoni. “Bashkimi Demokratik për Integrim është përfaqësuesja kryesore e shqiptarëve në Maqedoni dhe që pas luftës së drejtë të vitit... 

Topi: Dialogu, element i rëndësishëm demokracie

Kreu i shtetit Bamir Topi ka deklaruar se ruajtja e komunikimit dhe tolerancës mes dy pushteteve është mjaft e nevojshme. Nga qyteti i Gjirokastrës ku është takuar me kryetarin e bashkisë Flamur Bime dhe drejtuesit locale, presidenti Topi theksoi se dialogu është element i rëndësishëm demokracie për bashkëpunim në interes të qytetarëve. Ai gjithashtu është shprehur i lumtur që gjendet... 

Kongresi i PS, Rama: Të bashkuar të heqim Saliun

Kreu i Partisë Socialiste bëri thirje për një Bashkim brenda partisë Socialiste, për Shqipërinë. Ai tha se është koha për përkushtimin e të gjithëve, dhe për përjashtimin e askujt. “Nuk vuajmë nga mungesa e lirisë, debati apo demokracia. Nuk vuajmë as nga mungesa e harmonisë mes brezave. Liria mund të punojë akoma më mirë brenda nesh. Të bashkohemi tërësisht për t’i... 

Kuvendi pritet të miratojë sot ligjin për mbetjet

Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë sot ligjin për menaxhimin e mbetjeve. Para tre ditësh, me shumicën e votave të deputetëve të mazhorancës në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin u rrëzua dekreti i presidentit Bamir Topi, i cili ia ktheu për rishqyrtim Parlamentit ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve. Mosdekretimi i ligjit nga kreu i shtetit... 

Projekti postpresidencial i Topit po merr formë

E di dhe bufi tanimë, që presidenti Topi po mendon e po punon seriozisht për një projekt të tijin politik, i cili do të fillojë të sendërtohet ditën, kur ai do të gdhihet si ish-president. Të gjitha spekullimet që janë bërë lidhur me këtë projekt nuk janë pa gjë. Vetë Topi ka bërë një gjysmë pohimi në Top Story, që i lexuar mirë midis e përtej rreshtave, mund të merret... 

Tryeza e opozitës, përplasje PD-PS në komisionin e ligjeve

Deputetët e ky kampeve politike janë përplasur sot në Komisionin e Ligjeve në lidhje me tryezën e organizuar të premten nga opozita për reformën në drejtësi. Socialistët në komisionin e ligjeve e kanë cilësuar si fyese deklaratën e kolegëve të tyre të cilët e cilësuan tryezën si veprimtari propagandistike. Deputetët demokratë të Komisionin Parlamentar të Ligjeve kanë lëshuar... 

Tropojë, Berisha: PS të lërë politikën bllokuese

Kreu i qeverise, gjate vizites se tij ne Tropoje  i ka bere thirrje opozites te lere politiken e bllokimit dhe te bashkepunoje ne interes te vendit per reformat integruese. “I bëj thirrje opozitës të bashkëpunojmë për reformat në Parlament. Të lëmë mënjanë interesat e karrikes dhe te shohim interesat e kombit” – tha Berisha. Ai ka premtuar vazhdimin e investimeve ne infrastrukturen... 

Topi : Vdekja e Gadafit, epokë e re për Libinë

Presidenti i Republikës Bamir Topi në një reagim të tij për vdekjen e diktatorit libian u shpreh se Libia ka nisur një epokë të re . Më tej ai tha se vdekja e Gadafit është një ngjarje historike dhe se i hap rrugën drejt demokracisë shtetit të Libisë . Më herët Kryeministri i Shqipërsisë Sali Berisha ka përshëndetur nëpërmjet një mesazhi lajmin e eliminimit të ish dikatorit... 

Topi, Topallit: Fol shqipen korrekte. Reagimi: Gjuhën e Fishtës nuk e kupton Haxhi Qamili

Akuza dhe replika ne distance mes kreut te shtetit, Bamir Topi dhe kryeparlamentares Jozefina Topalli. Replikat pasojne deklaratat e fundit ardhur pas intervistes se kreut te Kuvendit, qe e akuzon Topin si celule antievropiane se bashku me liderin socialist Edi Rama. Nga Shkodra, Topi i ka kthyer pergjigje pyetjes se mediave per deklaraten e Topallit që e ka njësuar atë me zotin Edi Rama, Presidenti... 

Berisha: Opozita, kundër të mirës së shqiptarëve

Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka akuzuar sot opozitën jo vetëm si bllokuese e proceseve integruese, por edhe si e vetëkënaqur për vuajtjet, papunësinë dhe izolimin e shqiptarëve. Duke folur nga fotorja e Kuvendit, Berisha është deklaruar i hapur për bashkëpunim konstruktiv mbi bazën e parimeve të shpallura, por ka shprehur mosbesim se opozitën nuk e lë lideri, që manifeston trashëgiminë...