98 vizitore online

Hyrje » Mustafa Nano

Dua të shkoj të dielën në stadium, por …

Mustafa Nano

Nje prej gazetareve me te rendesishem ne Shqiperi eshte padyshim Mustafa Nano. Ekspert dhe politolog, shpesh here edhe kritik ndaj lidereve aktuale, Nano konsiderohet si nje prej analisteve me te njohur. I mberritur ne boten e publicistikes pas nje karriere te shkurter ne diplomaci si sekretar i dyte ne ambasaden shqiptare ne Zagreb gjate viteve 96-97, Mustafa Nano do te spikaste menjehere per kurajon e shkrimeve me te cilat u prezantua para publikut menjehere pas kthimit ne atdhe. Gjuhe e zhdervjellet dhe e drejtperdrejte, tema qe prekin interesat e nje game te gjere lexuesish, keto elemente e shnderruan Nanon shume shpejt nje pike reference ne boten e analizes mediatike.

Por ky do te ishte vetem fillimi. Pas pak do te vinte introduksioni i tij me boten e televizionit.
Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si gazetar në shtypin e në televizionet e Tiranës. Në qëndrimet që mban dallohet për qasjen e frymën liberal-progresiste. Ka bashkëpunuar në periudha të ndryshme me gazetat Shekulli, Korrieri e Shqip, si një op-ed columnist, dhe është vazhdimisht i pranishëm në studiot e debateve televizive. Për më shumë se sa tre vjet, ka drejtuar një talk-show, të ideuar nga ai vetë, në televizionin Top-channel (programin Déjà Vu). Është autor i tre librave eseistikë.

Dua të shkoj të dielën në stadium, por …

Evliya Çelebi-u dhe “kamera” e tij që sheh nga të gjitha anët

Gazeta Shqip ka publikuar një pasazh nga libri më i fundit i autorit Mustafa Nano me titullin ‘Pax albanica’. Është një pasazh që ka të bëjë me udhëtarin e famshëm osman të shekullit XVII, që jo vetëm ka shkelur në viset shqiptare, por edhe ka lënë shënime të shumta mbi përshtypjet që i kanë lënë shqiptarët. Po e publikojmë dhe në respublica këtë pasazh: Evliya Çelebi-u... 

Të fitosh në Lazarat e të humbasësh në Bllok

Lidhur me krimin që u krye pardje në Bllok, ku gjeti vdekjen Artan Santo, ka shumë pikëpyetje. Por ka dy sosh që si zor t’mos i ketë bërë njeri qysh në momentin që është informuar mbi atë që ndodhi: 1. Pse u është dashur ta vrisnin Artan Santon në qendër të Tiranës, madje në qendër të Bllokut? Dhe 2. Si është e mundur që vrasësit kanë bërë “të qetë” 30 km rrugë,... 

Irenej pështjellon dynjanë; edhe median

U futa në Youtube.com për të ndjekur intervistën e patriarkut të kishës ortodokse serbe, Irenej, por nuk u kapa në befasi nga qëndrimet e tij. I njihja këto qëndrime. Madje, opinionet e veta, duke qenë se ish në Tiranë, i kish nakatosur edhe me ndonjë frazë korrekte e elegante, si “shqiptarët e serbët kanë jetuar mirë bashkë gjatë qindra vjetëve”, etj. Në Serbi e për serbët,... 

Kush janë ‘ne’ dhe kush janë ‘ata’?

Në shkrimin e tij të publikuar në ‘Dita’, Besnik Sinani tregon se nuk i ka pëlqyer fakti që disa, mes të cilëve dhe unë, kanë bërë ndarjen e shqiptarëve në ‘myslimanë’ dhe ‘ne’. I referohet artikullit tim me titull “Duhet bërë kujdes me ca gjëra që janë të panegociueshme”, dhe nga shkrimi ka veçuar pasazhin: “[Myslimanët] duhet të na japin prova se e dinë mirë... 

Furgonat janë turpi i transportit tonë publik

Po bëhet një gurgulé e madhe lidhur me furgonat që përdoren si mjet për transportimin e udhëtarëve në Shqipëri qysh prej vitit 1998. Dhe kjo gurgulé zuri fill në një konferencë për shtypin të ministrit të Punëve të Brendshme, Tahirit dhe ministrit të Transporteve, Haxhinasto, kur këta njoftuan një paketë masash që synon të minimizojë numrin e aksidenteve rrugore, që janë... 

Politika shqiptare po kap fundin

Në Mapon e  para ca ditësve raportohej/interpretohej në mënyrë interesante ajo që po ndodh në Lezhë. Thuhej pak a shumë kështu: „Në PS duan që në Kuvend, në vend të ministres Mimi Kodheli që e ka lënë vendin e deputetes së Lezhës, të vijë Arben Ndoka, që në listën shumemërore të deputetëve është i treti. Para tij ish një grua, Merjeme Delishi, dhe ish kjo që mori... 

Tags:

Përgjigje një insinuate që vjen nga Prishtina

Publicisti kosovar Halil Matoshi ka shkruar një artikull, në të cilin polemizon me aktorin e regjizorin Arben I. Kastrati. Dhe në fund të këtij artikulli bën një përmbledhje të librit tim ‘Unë jam gegë’, ndoshta të një kapitulli të librit, atij mbi gjuhën standarde. Dhe thotë (fjalët brenda kllapave katrore janë të mijat]: “Mustafa Nano shkruan [në librin ‘Unë jam gegë]... 

Tags:

Nëpër kurthet “patriarkaliste” të leksikonit shqip

Në shkrimin e vet të fundit, të publikuar fillimisht në blogun ‘Peizazhet e Fjalës’ e të marrë më pas nga ‘respublica.al’, Eda Derhemi ish ngacmuar nga termi ‘çiqitëmizëm’ që unë e përdora në dy raste, duke e marrë hua nga Aurel Plasari, që nga ana e vet e kish coin-uar në një rrethanë të shkujdesur, në një shënim që kish bërë në profilin e tij në facebook,... 

Kur do të marrë fund loja e ndyrë me administratën?

Ndërrimi i administratës është bërë tanimë një ritual që shoqëron e pason ndërrimin e maxhorancave në pushtet. Dhe po e them qysh në fillim atë që mendoj: kjo është çmenduria më e madhe që ndodh këtyre anëve gjatë 23 viteve të fundit. Është një praktikë që nuk justifikohet as nga pretendimet më minimale për një shtet funksional e eficient, në të cilin nuk mund të... 

Basha e Alfano: Fate e karriera që kryqëzohen

Politikani italian Angelino Alfano ka një karrierë të ngjashme me atë të Lulzim Bashës sonë. Të dy janë beniaminë të dy zotërinjve ‘B’, Berlusconit e Berishës. Që të dy janë të rinj, ambiciozë, me pamje të hijshme, me formim juridik, të sjellshëm; janë besnikë e dinë të binden, karrierën e deritashme e kanë pasur dhuratë. Dhuratë kanë pasur dhe postin e kreut të partive... 

Një parathënie për një libër mbi 23 qershorin

Nuk di nëse ndokush tjetër në këtë botë e ka parë ndonjëherë të udhës t’i bëjë parathënien një libri, në të cilin ka shumë ide që nuk e bindin, e lënë ndërdyshës, apo më keq akoma, i provokojnë ngasjen për një diatribë. Por edhe në pastë raste të tjera të kësaj natyre, ato afërmendsh janë të rralla; e ndonëse janë të rralla, madje pikërisht ngaqë janë të... 

Mos e humbisni...

Nuk eshte Halloween. Rita Ora shfaqet me nje make-up dramatik pas reklames se Rimmel

Nuk eshte Halloween. Rita Ora shfaqet me nje make-up dramatik pas reklames se Rimmel