96 vizitore online

Hyrje » Mentor Nazarko

Disa ide për reformën në Drejtësi

Mentor Nazarko

Mentor Nazarko është analist i shtypit periodik dhe i mediave prej një kohe të gjatë. Me një eksperiencë si Këshilltar i Presidentit të Republikës dhe drejtues i disa mediave, ai ka angazhime universitare në disa institucione publike dhe private të arsimit të lartë. Pedagog i: "E Drejta Publike", "Faqja Editoriale" dhe "Gazetaria e Zhvillimit" në Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin publik të Tiranës; pedagog i: "Historia e Ballkanit" në Fakultetin e Shkencave Politike të po këtij universiteti. Nazarko drejton dhe Qendrën e Studimeve Rajonale pranë Universitetit Marin Barleti. Në kuadër të kësaj Qendre, Mentor Nazarko ka drejtuar dhe drejton revistën periodike kërkimore "Gjeopolitika".

Mentor Nazarko ka botuar disa libra dhe artikuj të shumtë publicistikë dhe shkencorë në shtypin periodik dhe të specializuar të vendit dhe atë ndërkombëtar. Ai është autor i librit me komente mbi veprimtarinë politike të ish Presidentit Rexhep Meidani, "Presidenti Meidani dhe Kosova", një lloj libri i bardhë mbi këtë veprimtari në një periudhë interesante si ajo e krizës së Kosovës në vitet 1997-2002. Nazarko ka botuar dhe një libër në anglisht, botim i shtëpisë botuese hollandeze "Strengthening Religious Tolerance for a Secure Civil Society in Albania and the Southern Balkans", botim nga IOS, së bashku me Profesor Xhejms Petifer. Libri më i rëndësishëm i tij është Lufta e Fundit, kushtuar problemit të pasurive shqiptare në Greqi, njëlloj monografie juridike historike me këtë temë.

Disa ide për reformën në Drejtësi

Fillimi i një procesi, apo procesesh?

Sfera publike shqiptare është duke diskutuar pasojat e mundshme të një kallëzimi penal në emër të Arben Imamit, ish-ministër i Mbrojtjes dhe deputet i PD-së. Para se të bëjmë një prognozë të këtyre pasojave, jo thjesht në fatin personal të zotit Imami apo të sistemit tonë politik dhe institucional, ndoshta është me vend të kuptohet se çfarë po ndodh. Së pari të përkufizojmë... 

Sfidat e Lulzim Bashës

Me shumë të drejtë, figura deri më tash të një rëndësie të caktuar të Partisë Demokratike, vazhdojnë të analizojnë procesin më të fundit zgjedhor të këtij subjekti politik. Ka brenda këtij angazhimi dëshirë për protagonizëm të orës së fundit, dëshirë për shkëputje nga hija e rëndë e Sali Berishës që errësonte këdo, ka vullnet të mirë, ka frustrim, ka gjithçka. Ato... 

Greqia kerkon nafte ne detin tone.

Ku gjendet zona në të cilën po bëhen ose do të bëhen kërkime për naftë dhe gaz të Greqisë në Jon? A po bëhet kërkimi në një zonë që edhe sipas përfytyrimit shqiptar, edhe të atij grek, para nënshkrimit të Marrëveshjes së detit midis dy vendeve, është brenda sipërfaqes ujore që konsiderohej si territor grek?  Apo është brenda pjesës së kontestuar prej ekspertëve shqiptarë... 

Mentor Nazarko: Mospërgjigjja për idenë e ndarjes së Kosovës

Në tregun politik rajonal të Ballkanit, Serbia vazhdon të mbetet një aktor aktiv. Megjithatë, vetëvlerësimin e lartë të këtij shteti, që sipas raportimeve të “WikiLeaks”-it, e konsideronte veten si një shtet i rëndësishëm në marrëdhëniet Lindje-Perëndim, për shumë arsye, në shkallë rajonale, Serbia mbetet një aktor që duhet konsideruar, veçanërisht nga ne shqiptarët... 

Mentor Nazarko: Vendimi shpresëdhënës i Kolegjit

Vendimi i fundit i Kolegjit Zgjedhor krijoi interpretime të ndryshme, deri diku të kundërta me njëri-tjetrin, madje dhe brenda të njëjtit kamp politik. Por, sigurisht, kishte dhe pika të njëjta interpretimi midis të dyja palëve. Kështu, ndoshta në mënyrë të pasaktë profesionalisht, zonja Subashi e KQZ-së dhe Gjata, ish-kryetar i KQZ-së, e konsideruan si shkelje faktin që Kolegji... 

Mos e humbisni...

Kim Kardashian mezi mbulon te pasmet me nje pale mbathje te vogla

Kim Kardashian mezi mbulon te pasmet me nje pale mbathje te vogla